Panariti në Report Tv: Nëse s'pranohen propozimet tona në tryezën e Reformës Zgjedhore u rikthehemi protestave

TIRANE-Nëse propozimet e PD-LSI-së nuk do të merren në konsideratë në tryezën e Reformës Zgjedhore atëherë opozita do të rikthehet në protestë. Kështu deklaroi ish-deputeti i LSI-së Edmond Panariti në studion e Report Tv përballë gazetarit. "Nëse propozimet tona nuk merren parasysh atëherë nuk ka për të pasur reformë zgjedhore. Mbetet opsion i hapur rikthimi te protestat nëse nuk funksion tryeza. Uroj të mos jetë ky opsioni, por të kemi një produkt, që të noterizohet në parlament" tha ai.  

Por kush janë kërkesat e opozitës, një pjesë të së cilave Damian Gjiknuri i cilësoi politike duke paralajmëruar kundërshtimin? Njëra prej tyre, e dorëzuar dje nga Partia Demokratike është qeveria teknike para zgjedhjeve, që përfshin edhe ndryshimin e drejtorit të policisë 100 ditë para procesit. Panariti ka edhe profilin e kryeministrit të qeverisë teknike, por rezervohet kur vjen puna tek emrat.

"Kërkohet një qeveri që ka pëlqimin e palëve. Ka precedent edhe në Greqi dhe Maqedoni. Në momentin që ka përshkallëzim në ekstrem të mosbesimit, kjo ka në qendër kryeministrin. Qeveria mund të jetë me një kryeministër me një figurë të spikatur me autoritet publik, jashtë politikës. Do të kemi propozimet tona nëse do të kërkohet mendim. Por e ka në dorë shumica. Qeveria duhet të ketë besimin e palëve. Asnjë eksponent të mos futet në këtë qeveri, të jetë teknokrate, akademike" tha ai.

Por përse u ul opozita në tryezë pas shumë protestash dhe djegies së mandateve? Panariti e pranoi se opozita pati presion nga ndërkombëtarët për t'u ulur në tryezë. "Kishte edhe një presion ndërkombëtar. Aksioni politik ka faza, provuan protestat që patën efektin e tyre, do të protestosh por në fund do të ulesh për një kompromis".

Një koment, Panariti e kishte edhe për ndryshimin e sistemit duke pranuar se shanset për ndryshimin e tij janë zero, jo për shkak të kohës por vullnetit. "Ne jemi për proporcional rajonal, por jemi dhe për lista të hapura. Por tani nuk ka më kohë, pasi kemi afatin 15 mars. Megjithatë unë mendoj që data 15 mars është e mjaftueshme edhe për ndryshimin e sistemit, një votim është".

Duke u ndalur te punët e partisë, i pyetur se cilin zgjedh në drejtimin e LSI-së mes presidentit aktual, ish-kryetar i LSI-së Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, Panariti u shpreh se "Zonja Kryemadhi është në kohën dhe momentin e duhur, Meta e mbylli kontributin e tij në atë forcë që themeloi, tani është Kryemadhi që ka marrë përgjegjësinë, ka vullnetin dhe dëshirën për ta çuar drejt pushtetit" përfundoi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sam: 13/02/2020 22:04

    Kjo “mender “ l.s.i. eshte ngritur mbi themele hajduterie nga kryehajduti,buri i fallxhores,por nje hajdut qe vjedh xhepat ose ushqime per te jetuar eshte njemije here me i ndershem!!Ky Panariti eshte i vetmi ne bote deri tani qe mbolli disfaten per koronavirusin dhe eshte i mallkuar,ruana zot nga zombiet shqiptare!

    Përgjigju
  • Pyka: 13/02/2020 21:16

    Ti,o bebush...protesta bëjnë sindikatat në perëndim,o bebush vesh llapush...hahaha!Sa qesharak...

    Përgjigju
  • LORA: 13/02/2020 19:32

    Keta te vetdjegmit jane te bindur se shumica e cilesuar e shqiptarve i urrejne dhe i cilesojne fatkeqsi kombetare qeverisjet e tyre. Si t'ja bejne,ne kete realitet? U mbetet vetem te kolloqithen ne alibira pas alibirash per te mos u perballur normalisht ,sipas ligjit,me vullnetin zgjedhes te shqiptarve. Me shendet u qofte rruga,habitati i pershtatshem i bandave. Kujt i ankohen keta,qe kane rekorde historike te cenimit skandaloz te proceseve elektorale dhe tjetersomit te vullnetit te Sovranit? Ne cdo ankese deshmojne me zerin e tyre thagmat qe i kane shkaktuar Shqiperise e shwiptarve,,,,deri ne 2013-en. Tung.

    Përgjigju
  • KOVAÇI ENVERIT: 13/02/2020 19:17

    O kovaçi i Enver kriminelit që nga kovaç na u bëre profesor o edmondi hajdar kujt i plasi se ti do protestosh që ilirin kodosh me bllok në dor zheni tna i bosh o edmondi kok bosh.

    Përgjigju
    • dibran: 13/02/2020 23:37

      Heeeeeeeeuuuuuuuuuuuu bre! A ka marre pjese ky ne protresta, se nuk e kam pare asnjehere! Si trim qe eshte duhet qe te furnizohet me bomba molotov! .....Pastaj shurron breket dhe dhjakset nga frika !

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital