TIRANE, 17 Nëntor/ATSH/- Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi të hënën se paketa fiskale për bujqësinë, është nxitëse për fermerët. "Paketa përfshin lehtësim të TVSH-së, lehtësim me 14% të barrës fiskale, e cila do jetë direkt një inkurajim për fermerët, të cilët nuk do të kenë më interes të jenë informalë. Fermerët e regjistruar përfitojnë nga BE", tha ministri i Bujqësisë, në fjalën e tij në Kuvend, ku po diskutohet në parim projektbuxheti i viti .
Panariti deklaroi se me këtë paketë, bujqësisë shqiptare i jepet një fizionomi evropiane, pasi ka një rritje në masën 26%. Shqipëria, tha ai, do ketë për herë të parë hartën e realizimit të prodhimeve bujqësore, e cila do të bëhet publike të premten. Sipas Panaritit, buxheti për bujqësinë ka një rritje në masën 26%, me mbi 8 miliardë lekë. "Ky buxhet do të rrisë prodhimtarinë, do të rrisë eksportet, do të rrisë të ardhurat për fermerët dhe rrjedhimisht për ekonominë shqiptare", u shpreh Panariti. /a.gjonaj//a.ke/








