/ATSH/- Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u shpreh të mërkurën se "bizneset që nuk plotësojnë standardet europiane të prodhimit dhe tregtimit të produkteve do të nxirren jashtë tregut".
I pranishëm në konferencën e parë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kreu i Bujqësisë theksoi se, po ndërmerret një reformë që do të rrisë sigurinë ushqimore në vend, dhe pjesë e saj do të jenë edhe masat që produktet shqiptare të mos respektojnë më standardet e vendosura që në vitin 1987, por ato të BE-së.
Panariti nënvizoi se bizneseve do t'u lihet një afat i caktuar kohor për t'i përmbushur këto standarde. Drejtori i AKU, Afrim Bakaj theksoi se bilanci i punës së këtij institucioni është pozitiv përsa i përket rritjes së sigurisë ushqimore dhe normalizmit të situatës së tregtimit nëpër rrugët e vendit.
Konferenca kombëtare me temë "Konsolidimi i Sigurisë Ushqimore, Sfidë për të Ardhmen" është e para që zhvillohet që pas krijimit të këtij institucioni që në vitin 2010.
/Shqiptarja.com