Pas urdhrit të firmosur nga Ministri Panariti, në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Admistrimit të Ujërave është ngritur një grup task-force për verifikimin e procedurave që janë ndjekur për dhënien e licensave të peshkimit si dhe për verifikimin e procedurave për lidhjen e kontratave për tokat bujqësore në të gjithë territorin e vendit.

Një tjetër detyrë e grupit Task-Force ka qenë edhe verifikimi I zbatueshmërisë së kushteve që përmbajnë licensat e peshkimit dhe kontratat e tokave bujqësore.

Pas verifikimeve, janë konstatuar se ka pasur probleme si me procedurat e dhënies së licencave të peshkimit dhe lidhjes së kontratave për tokat bujqësore, ashtu edhe me zbatueshmërinë e tyre. Për këtë aryse, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka urdhëruar fillimin e procedurave për anullimin e 22 licensave të peshkimit detar dhe ujërat e brendshme dhe akuakulturës, si dhe anullimin e 45 kontratave për tokat bujqësore.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)