TIRANË - Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka prezantuar Paketën e Bujqësisë, një dokument i hartuar pas konsultimeve të vazhdueshme me biznesin dhe grupet e interest, për të ofruar zgjidhje të menjëhershme probleme të cila kanë të bëjnë me barrën administrative dhe barrën fiskale.
Në një takim të zhvilluar në Sallën e Pallatit të Kongreseve, ne Tirane paketa u prezantua nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe zëvendësministri Alban Zusi. Kjo paketë, synon gjithashtu reforma të rëndësishme që kanë të bëjnë me cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve, me shërbimin e veterinarisë, për qarkullimin e lirë të mallrave etj. Pjesë e paketës së bujqësisë janë edhe ndryshimet e domodoshme strukturore dhe funksionale në përbërje të institucioneve të bujqësisë.
Në fjalën e tij, Ministri Panariti theksoi Paketa për Bujqësinë, do ta projektojë bujqësinë shqiptare drejt rrugës së pakthyeshme të përqafimit të standardeve më të përparuara të Bashkimit Europian.
"Në fund të paketës është bërë edhe një vlerësim i impaktit të mundshëm që të gjithë këto masa do të kenë në rritjen e prodhimit, në rritjen e të ardhurave ku llogaritet që me 10 milion euro do të përfitohen nga futja në veprim i këtij kompleksi masash, të cilat do të ndikojnë në një rritje domethënëse të prodhimit bujqësor dhe atij blegtoral. Në këtë mënyrë, Shqipëria adopoton një kompleks reformash, si pjesë e kësaj pakete për bujqësinë, të cilat e përqasin dhe e përafrojnë këtë sistem me sistemin e bujqësisë europiane, dhe janë natyrisht në linjë të plotë me Politikat e Tregut të Përbashkët Europian në fushën e bujqësisë",-tha Ministri Panariti./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com