Panariti i përgjigjet deklaratave të Krifcës: S’duhet lejuar shpërdorimi i vajit të ullirit, të mbështeten fermerët

 

Partia e Lirisë ka reaguar për deklaratat e ministres së Bujqësisë Frida Krifca për mbiprodhimin e vajit të ullirit. Anëtari i kryesisë, Edmond Panaritit thotë se 12 mijë rrënjët e ullinjve që janë të mbjella në vendin tonë janë një pasuri e jashtëzakonshme prodhuese për bujqësinë shqiptare. Panariti thotë se ky stok i vajit të ullirit duhet të shtuar sepse është një mënyrë shumë e mirë për që fermerët të përfitojnë fonde nga BE.

Panariti thotë se nuk duhet lejuar shpërdorimi i vajit të ullirit, si dhe bën thirrje që fermerët të mbështeten financiarisht për ruajtjen dhe magazinimin e vajit të prodhuar. Partia e Lirisë propozoi që ruajtja dhe magazinimi i vajit të prodhuar të subvencionohet me pagesë fikse deri në 18 muaj, derisa tregu të stabilizohet nga mbioferta dhe produkti të tregtohet. Panariti thotë se duhet të rikthehet subvencioni deri në 100 lekë për litër në dorëzim, për prodhuesit e mëdhenj dhe subvencioni për çdo  pemë ulliri prodhuese për fermerin e vogël.

“Rreth 12 milionë rrënjë ullinj janë një pasuri e jashtëzakonshme e vendit. Një nga arritjet monumentale të bujqësisë shqiptare, janë kurora e gjelbër e Shqipërisë dhe një vlerë e jashtëzakonshme prodhuese, monetare dhe ushqimore për ne dhe për eksport. Ushqehen 120 mijë familje fermerë!  Sigurohen afër 4 litra vaj për frymë. Jemi kampionë rajonale për ulli tavoline për frymë 10 kg dhe duhet ta çojmë në këtë nivel konsumin e vajit të ullirit sepse e kemi shumë të ulët. Ta inkurajojmë jo vetëm me promovim por edhe me instrumente fiskalë.

Ullinjtë tanë janë integruar natyrshëm në peizazhin natyror të vendit dhe një element i qëndrueshëm i ekosistemit dhe ajo që është më e rëndësishme mbi 80 përqind e ullinjve tanë  janë autoktonë, endemike dhe me vlera të jashtëzakonshme dhe unike. I tillë është Kalinjoti, krypi i Beratit, bardhi i Tiranës, krypsi i Elbasanit, mixan dhe Himara, kokërr madhi i Beratit. Udhëheqin me krenari, kalinjoti i cili zë 40 përqind të plantacioneve dhe kokërrmadhi Beratit me 21%. Në të kundërtën me rrudhjen e sektorëve  të tjerë të bujqësisë. Ulliri po lulëzon si simbol i begatisë dhe i paqes dhe kjo duhet të na gëzojë.

Ky stok, jo vetëm duhet ruajtur por shtuar edhe më shumë, sepse ky kontigjent është kartvizita më e mirë e bujqësisë tonë ndaj fondeve bujare të BE kur do të na duhet të regjistrojmë dhe raportojmë numrin e ullinjve sasitë e prodhuara dhe mbi bazën e kësaj fermerët tanë të përfitojnë pagesa direkte për hektarë të mbjellë , numër rrënjësh dhe sasi prodhimi. Nuk duhet lejuar shpërdorimi i këtij prodhimi të mbarë dhe të bollshëm i vajit tonë të ullirit. Së pari duhet të mbështeten fermerët financiarisht në ruajtjen dhe magazinimin e shpejtë dhe cilësor të vajit të prodhuar. Të depozituar në kontenierë cilësorë të standardeve Evropiane të cilat shteti duhet t’ua vërë në dispozicion prodhuesve. Propozoj që ruajtja dhe magazinimi i vajit të prodhuar të subvencionohet me pagesë fikse deri në 18 muaj,  derisa tregu të stabilizohet nga mbioferta dhe produkti të tregtohet dhe evadohet kur pas disa muajsh të ketë uri tregu. Të rivendoset subvencioni deri në 100 lekë për litër në dorëzim, për prodhuesit e mëdhenj dhe subvencioni për çdo  pemë ulliri prodhuese për fermerin e vogël”, tha Panariti.


Lajmi kryesor:

Braçe i përgjigjet Krifcës: Tani paskemi hall mbiprodhimin, tmerr të bësh fajtor bujkun! Sula: Deklarata të papërgjegjshme, pse nuk iu gjetët treg për vajin e ullirit


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së