Gjatë një vizite në një fabrikë të prodhimit të vajit të ullirit në Fier, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi se tashmë për këtë produkt ka kërkesa nga Kina, Hong Kongu dhe nga Rusia. “Tashmë fabrikat e prodhimit të vajit bëjnë kontrata paraprake me fermerët për blerjen e ullirit duke sjellë një treg të sigurt për prodhuesit e ullirit”, tha Panariti. Minsitri i Bujqësisë shoqëruar dhe nga deputeti i LSI-së në Fier, Robert Bitri, kanë vizituar disa linja të prodhimit të vajit, prodhimit të salcës dhe konservimit të prodhimeve bujqësore.
/Shqiptarja.com











