Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në “Forumin Ekonomik të Diasporës” në Prishtinë ka ftuar kosovarët që t’i hapin kufijtë mes dy shteteve.
/Shqiptarja.com
Majko tha se "në kohën kur Shqipëria hapi kufirin për shqiptarët e Kosovës, askush nuk kërkoi pasaporta dhe s’ka përse të kërkohen dokumente as tani".
“Me një janar, në vitin 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufjitë. Le të bëjmë këtë veprim europian”, ka thënë Majko.
Fjalimi i Majkos, tashmë ministër i Shqipërisë për shqiptarët jashtë kufijve, është pritur me ovacione të mëdha në sallë. Pos Majkos, në këtë organizim kanë mbajtur fjalime edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Er.K/Shqiptarja.com

VIDEO










