Pandemia Covid 19 përpos kufizimeve të mëdha që solli të në gjithë sektorët, dëme të mëdha ka shkaktuar veçanërisht në art e kulturë. Zëvendësministrja e Kulturës, Meri Kumbe, ndalet tek humbjet që kanë shkaktuar për shkak të pezullimeve në art edhe kulturë dhe në sitet e trashëgimisë kulturore. Në 6-muaj nga rreth 79 mln lekë të ardhura për 2019-n, për 2020-n janë rreth 11 mln lekë të ardhura, humbjet rreth 68 milionë lekë.
“Në fakt, Ministria e Kulturës me të gjithë institucionet e varësisë që mbulon, është një nga ministritë që ka pësuar më thellë humbjen.
Në terma financiar humbja përllogaritet në rreth 90 për qind. Në trashëgiminë kulturore kemi një humbje në rreth 86 për qind, ku nga viti i kaluar në 2019-n regjistronim rreth 70 milionë e tetë qind mijë të ardhura, në 2020-n kemi vetëm rreth nëntë milionë e tetëqind mijë. Në këtë kuptim diferenca është e ndjeshme, edhe kjo është një sfidë e madhe për institucionet, pasi një pjesë e këtyre fondeve shkonin për mirëmbajtjen. Në art statistikat janë më ndryshe, pasi përllogarisim një humbje përreth 67 për qind, në vitin 2019 kemi pas të ardhura në 9 milionë e gjysëm, ndërsa në 2020-n për 6-mujorin e parë të vitit llogaritet rreth 3 milionë.
Propozimet që do të bëhen për në vjeshtë, sa i përket artit dhe kulturës, sipas Kumbes, do t’i referohen protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Lidhur me vijimësinë e institucioneve të artit edhe të kulturës, në vjeshtë stafet e institucioneve përkatëse kanë ndërtuar protokollet në kuadër të pandemisë. Jemi dhe mbetemi në pritje të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi prioritet ka shëndeti”.
Meri Kumbe përfundon se qasja digjitale ka qenë një mënyrë, për të sensibilizuar ndjekjen e aktiviteteve kulturore online, ku nga 147 mijë e 800 e 28 spektatorë për vitin 2019 ne opera dhe teatër, për shkak të mbylljes nga pandemia për 45 shfaqje online kanë arritur rreth katër milionë shikime.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
46.8%
-
Gafë
49.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2741
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Masterclass nga regjisori i njohur Mike Figgis, Shqipëria pret Javën Kulturore Britanike nga datat 16 deri më 22 shtator
15 Shtator 2024, 12:39
-
Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, Tirana mbledh piktorë nga e gjithë bota
2 Maj 2024, 12:46
-
Sulmi iranian në Izrael, ambasadorja Kumbe për Report Tv: Zyrtarët e bllokuar dhe 10 studentë u nisën drejt Shqipërisë
14 Prill 2024, 21:02
-
Shembet shtëpia 300 vjeçare e Zekajve, një monument më pak në Lezhë! Zefi: Ministria e Kulturës nuk dha fonde për restaurim
13 Shkurt 2024, 16:40
-
‘Butrinti’/ Zhupa: Nëse nuk zgjidhet nga 'Kushtetuesja’, e çojmë në SPAK! Shteti, i nënpërfaqësuar në bordin e menaxhimit të koncesionit
7 Shkurt 2024, 12:52
-
Ministria e Kulturës u shkri në një me Inovacionin dhe Ekonominë, reagon Margariti: Krenare për gjithë sa bëmë e që do të vijohet
16 Janar 2024, 16:22
-
E paprecedentë/ Rithemelimi pengon fjalimin e Begajt! Sesionin e ri e nisin me zakonin e vjetër! PS voton ministrat e rinj! Ambasadorët vëzhgojnë
15 Janar 2024, 07:45
-
Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, ikën Margariti! Blendi Gonxhja ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Ervin Mete mbetet te 'Financat'
12 Janar 2024, 15:14
-
Ndryshimet në qeveri, Zhupa në Report Tv: U shkri Ministria e Kulturës të jepet me koncesion trashëgimia
9 Janar 2024, 14:31
-
Rama ndryshon strukturën e qeverisë, bashkon ‘Kulturën’ me ‘Ekonominë' dhe 'Inovacionin' në një ministri! Emëron në krye Blendi Gonxhen! Largohet Margariti
8 Janar 2024, 15:20
-
Pensioni i posaçëm/Nga Irini Qirjako te Elida Janushi, 9 artistët që propozoi Ministria në 2023-shin dhe nuk e përfituan! Duni, Kushta e Makri, 3 dosjet që do të dorëzohen!
8 Janar 2024, 13:41
-
Kërkohet një kryetar për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë! 10 vjet punë në art e kulturë, nga kriteret e domosdoshme
5 Janar 2024, 20:50