Ndërsa “arma” e vetme që kemi në “luftën” me COVID-19 është vaksina, akademikja e njohur prof. Dr Aurela Anastasi, ka dhënë mesazhin e saj në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit të vaksinimit.
Ajo shprehet se studentët e kuptojnë rëndësinë e vaksinimit dhe se ata janë forca më e madhe për të ndërgjegjësuar të tjetër se ajo shpëton jetë.
Mesazhin e ka publikuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes rrjetit të saj social Facebook.
Mesazhi i prof. Dr Aurela Anastasit:
Është e qartë që studentët e kuptojnë rëndësinë e vaksinimit. Ata janë një forcë e madhe për të ndërgjegjësuar të tjerët se shpëton jetë”, shprehet prof. dr. Aurela Anastasi.