Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 158 raste të reja infeksioni Covid dhe 13 viktima.
Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 12 006 kurse totali i viktimave është rritur në 438.
Gjithashtu janë shëruar edhe 7343 pacientë. Aktualisht raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 3.639.
Në spitale janë të shtruar 533 paciente të prekur nga COVID-19. Prej tyre, 342 janë në oksigjenoterapi, 42 janë në gjendje më të rëndë dhe po trajtohet me aparate respiratore. Prej tyre, 16 të intubuar dhe 26 të tjerë me formën tjetër të ventilimit mekanik të njohur si CPAP.
Në Serbi në 24 orët e fundit u regjistruan 161 raste të reja infeksioni Covid dhe 5 viktima.
Sipas autoriteteve shëndetësore, që prej fillimit të pandemisë, numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 30 209, për një total prej 689 vdekje.