Kufizimet e reja që po rikthejnë disa shtete për të mos lejuar përhapjen e pandemisë, nuk po lejojnë tregtinë që ti rikthehet normalitetit. Sipas të dhënave të INSTAT eksportet në muajin tetor arritën në 27 miliardë lekë, duke pësuar një rritje prej 6 %, në krahasim me shtatorin e këtij viti, ndërsa në raport me të njëjtën periudhë të një viti eksportet ishin në rënie prej 0.9%.
Nga ana tjetër importet në muajin e kaluar ishin 59 miliardë lekë me rënie prej 0.01% krahasuar me tetorin e 2019, por nga muaji shtator 2020 rritja është 13,1 %.
Rënia e tregtisë është e ndjeshme në 10 mujor. Të dhënat tregojnë se nga janari në tetor janë eksportuar mallrave arritën vlerën 221 mld lekë, duke u ulur me 12,2 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 488 mld lekë, duke u ulur me 9,7 %, krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa kontributin më të madh në përmirësimin e situatës në muajin e kaluar e ka dhënë kategoria e produkteve ushqimore. Sipas INSTAT eksportet e “Ushqimeve, pijeve, dhe duhanit” u rritën me +2,7%, ndjekur nga “Materialet e ndërtimit dhe metaleve” me rritje 2%, dhe makineri e pjesë këmbimi me rritje 1.9%. Ndërsa negativisht kanë ndikuar përsëri grupi i tekstileve dhe këpucëve, energjia elektrike dhe kategoria e lëkurës dhe produkteve të saj.
Shtetet me të cilat kemi pasur më shumë shkëmbime tregtare muajin e shkuar ishin Kosova, Gjermania dhe Greqia. Ndërsa për importet në vend të parë renditen Turqia, Serbia dhe Zvicra.
er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1659
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor, 14:09
-
Zhvlerësimi i valutave godet prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë! ‘Made in Albania’ vlejnë më pak se vjet
18 Tetor, 21:06
-
Kriza e euros/ Fasoneria 'nuk ngre kokë', afro 150 mln euro më pak eksporte
30 Shtator, 15:35
-
Turizmi nxit shërbimet, rritën të ardhurat dhe pagat, kryesojnë hotelet e restorantet
17 Shtator, 07:33
-
Bizneset shqiptare shitën 12% më pak se vjet! Energjia në vend numëro, fuqizohet importi!
20 Gusht, 15:42
-
Tregtia në ‘krizë’ ul besimin me 3.7%, ndërtimi dominon ekonominë edhe në sezonin e verës
1 Gusht, 13:52
-
Video/ Shalqi me shumicë në Lezhë, por s'ka blerës! Po kalbet në fushë! Çfarë thonë fermerët dhe ekspertët
13 Korrik, 15:50
-
Eksportet i rikthehen rënies, u tkurrën me 12.4% në maj! U shitën më pak tekstile dhe produkte ushqimore
18 Qershor, 15:02
-
Për herë të parë pas 14 muaj rriten lehtë eksportet! Bumi turistik po shton importin e produkteve ushqimore
20 Maj, 21:52
-
Nuk ka prodhim vendas, 'fluturojnë' importet e frutave dhe zarzavateve, rritje vjetore me 63% në dymujor
25 Mars, 07:48
-
Viti 2024 po thellon krizën e sektorit të manifakturës! Në janar dhe shkurt eksportet e tekstileve ranë 38 mln €
24 Mars, 20:49
-
Eksportet nuk ‘ngrenë kokë’, u ulën me 16% në muajin shkurt! INSTAT: Importet u rritën me 7.9% në muajin e kaluar
18 Mars, 17:11