Pavarësisht masave të ndërmarra pandemia COVID-19, do të thellojë varfërinë në shumë shtete në zhvillim. Në fillim ishte FMN që parashikonte një ulje të ardhurave për frymë në vend me 425 dollar, ndërsa Ministria e Financave parashikon e 267 euro më pak për çdo qytetar.
Tanimë parashikimet janë bërë më të zymta pasi edhe situata ekonomike e vijon të jetë në rënie. Banka Botërore thotë se kequshqyerja do të rritet ndjeshëm për shkak të pandemisë COVID-19. Edhe pse në Shqipëri nuk kemi të dhëna të sakta për nivelin e varfërisë, Banka Botërore paralajmëron se 60% e familjeve të varfra do të rrezikohen nga mungesa e ushqimit. Edhe në rast se ushqimi nuk do të mungojë cilësia e tij do të jetë jo e mirë.
Në anën e kundërt të medaljes janë të pasurit, që sipas vlerësimit të institucionit financiar ndërkombëtar, vetëm 10% e tyre mund të preken nga kequshqyerja. Po ashtu bazuar në të dhënat 50% e familjeve me mbi 3 fëmijë kanë të ngjara që të kenë edhe problemet më të mëdha.
E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me pasiguri, që sipas vlerësimit të Bankës Botërore do të jetë më shumë shqetësuese tek fëmijët kryesisht të moshës 2-3 vjeçare duke ju shkaktuar ç’rregullime në sjellje, sëmundje dhe mungesë arsimimi në moshë të rritur.
Ky është parashikimi i dytë i zymtë i bankës Botërore e cila në muajin maj doli në konkluzionin se varfëria në vend do të rritej me më shumë se 5% dhe që rreth 485 e popullsisë do të jetojë me më pak se 5.5 dollar në ditë.
Pjese nga raporti i Bankës Botërore
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17.7%
-
Pak
12.9%
-
Aspak
69.4%
Vota total: 62
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars
28 Dhjetor 2024, 18:34
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Banka Botërore miraton mbi 2 miliardë dollarë për Ukrainën, mbështetet te asetet e ngrira ruse
20 Dhjetor 2024, 10:11
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Malaj: Rrisim me 87 milionë euro kuotat në FMN, investim për sigurinë financiare
12 Dhjetor 2024, 18:46
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor 2024, 15:32
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik i Shqipërisë më 2025 do arrijë në 14,5 miliardë euro! Në fillim të vitit pritet emetimi i Eurobondit prej 650 mln euro
9 Dhjetor 2024, 17:56
-
Si do jetë gjendja financiare e familjeve në 2025-ën? Qeveria parashikon rënie papunësie, rroga më të larta dhe të ardhura për frymë mbi 10 mijë euro
7 Dhjetor 2024, 17:50
-
FMN apel Bankës Qendrore: Kujdes me kreditimin e pasurive të paluajtshme! Eksperti: Krizat më të mëdha nisin nga ‘flluskat’ në këtë sektor
7 Dhjetor 2024, 16:19