Çdo familje që do të instalojë panele diellorë do mund të shesë apo të këmbejë me operatorin e shpërndarjes energjinë e tepërt. Komisioni Parlamentar i Veprimtarive prodhuese ka marrë në shqyrtim projektligjin për burimet e rinovueshme energjitike, i cili parashikon edhe incentiva për familjet apo bizneset që adoptojnë këto teknologji.

Debate në Komision ka ngjallur çmimi me të cilin shteti blen energjinë nga Hidrocentralet private. Deputeti i PD, Helidon Bushati tha se qeveria ka ulur çmimin e blerjes së energjisë gjë që nuk u siguron këtyre të fundit vazhdimësinë e aktivitetit.

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka nisur shqyrtimin “Pёr nxitjen e përdorimit tё energjisë nga burimet e rinovueshme”. Drafti i hartuar nga ministria u është shpërndarë më parë grupeve të interesit dhe pikat kryesore u janë prezantuar në këtë takim nga Ministri Gjiknuri.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com