Panik në shtetet e mëdha, rritet numri i vendeve që njoftojnë raste me variantin Omicron të COVID

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, potencialisht më ngjitës krahasuar me COVID-19-n, u shfaq edhe në vende të tjera të dielën, vetëm disa ditë pas identifikimit të tij në Afrikën e Jugut. Qeveritë në mbarë botën po marrin masa për të ndalur përhapjen e mundshme të tij. Holanda konfirmoi të dielën 13 raste të variantit të ri të koronavirusit, Omicron, dhe Australia dy.

Izraeli vendosi të dielën të ndalojë hyrjen për shtetasit e huaj, masa më të ashpër e ndërmarrë nga një vend deri tani. Pas identifikimit të dy rasteve me Omicron, Britania e Madhe shtrëngoi rregullat e saj të shtunën lidhur me vendosjen e maskave dhe testimin e udhëtarëve ndërkombëtarë.

Raste të reja u konfirmuan të shtunën në Gjermani dhe Itali. Belgjika, Izraeli dhe Hong Kong-u gjithashtu njoftuan se varianti i ri i koronavirusit është gjetur tek disa udhëtarë ndërkombëtarë.

Në SHBA, doktor Anthony Fauci, eksperti kryesor i qeverisë për sëmundjet infektive, tha për televizionin NBC se nuk do të befasohej nëse do të identifikoheshin raste të variantit Omicron edhe në Shtetet e Bashkuara. Për shkak të frikës se varianti i ri ka potencialin të jetë më rezistent ndaj mbrojtjes që ofrojnë vaksinat, ka shqetësime në rritje në mbarë botën se pandemia dhe kufizimet e lidhura me bllokimin do të vazhdojnë edhe më gjatë nga sa pritej.

Ndërsa shënohen rreth dy vjet që nga fillimi i pandemisë që ka marrë më shumë se 5 milionë jetë njerëzish në mbarë botën, vendet janë në gatishmëri të lartë. Shumë prej tyre kanë vendosur tashmë masa kufizuese për fluturimet nga Afrika Jugore, në një përpjekje për të siguruar kohë për të shqyrtuar nëse varianti Omicron është më i transmetueshëm sesa varianti aktual dominues, ai Delta./VOA

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi