Tirane- Bërja publike në media e aferës së kompanisë “Deco 2000’ pak ditë më parë vuri në panik motrën dhe mbesën e deputetes së PD-së, Albana Vokshit. 

Mbesa e Albana Vokshit, Ajlina Sharku e cila në tatime figuronte si e vetmja punëmarrëse në kompaninë Deco 2000" SH.P.K-së  ku mamaja e saj Mimoza Vokshi është ortake e vetme ka dhënë dorëqjen nga posti i administratores së kësaj kompanie.

Më 18 nëntor 2024 Shqiptarja.com publikoi me dokumente faktin sesi kompania e motrës së deputetes Vokshi me një punonjëse në tatime arrinte të shpërndante një divident prej 627 milionë lekësh për 10 muajt e parë të vitit 2024, (ndër të tjera)

Po këtë datë, 18 nëntor 2024, mban dhe dokumenti i vendimit për dorëheqjen e Ajlin Sharkut si administratore e kompanisë

Duket që pas bërjes publike të aferës, Mimoza Vokshi që është ortake e vetme në "Deco 2000" sh.p.k. dhe vajza e saj, Ajlin Sharku, të zëna në befasi dhe nga paniku kanë nxituar të nxjerrin po atë ditë vendimin "për të shkëputur" marrëdheniet e Ajlin Sharkut me kompaninë

Po ashtu është miratuar për një mandat 1 (një) vjeçar shtetasja nga Venezuela, Morrellys Isabel Jordan Reyes, si administratore e re e Deco 2000. Ndërkohë në dokumentat e kompanisë emërimi i Ajlin Sharkut si administratore e kompanisë ishte për një mandat 5 vjeçar deri në Mars 2029  

Vallë përse ky nxitim për tu larguar si administratore brenda ditës së publikimit në media?!

Çfarë duan të fshehin apo të shmangin?

Gjithashtu, në përpilimin e dokumentacionit për të përfunduar sa më shpejt procedurën e largimit të Ajlin Sharkut si administratore, vihet re edhe falsifikimi i firmës së administratores së re nga Venezuela, Morrellys Isabel Jordan Reyes.

Kjo bazuar edhe ne kqyrjen dhe krahasimin e firmës së shtetases venezueliane Morrellys Isabel Jordan Reyes me një shkresë të mëparshmë të firmosur nga vetë ajo, më datë 7 Shtator 2023, ku shihet qartë dhe ndryshimi i firmës origjinale të saj, me firmën e vendosur së fundmi. E kjo në vetvete përbën një shkelje penale.

Nga burime të sigurta bëhët e ditur se hetimi vazhdon dhe është në fazë të avancuar tashmë.

Institucionet ligjzbatuese po verifikojnë si një kompani si e Mimoza Vokshit me objekt "Dhënie me qira pasuri të paluajtshme" dhe "Qendër Estetike", të arrijë të shpërndajë për 10 muajt e parë të vitit 2024, dividentin prej 627 milionë lekë të vjetra.   


 

Foto/ Dorëheqja e venezuelianes Morrellys Isabel Jordan Reyes si administratore dhe emërimi i Ajlin Sharkut
 


 

Foto/ Pranimi i kërkesës për dorëheqje që mban datën 18 nëntor 2024
 


 

Foto/ Emërimi i venezuelianes Morrellys Isabel Jordan Reyes si administratore e "Deco 2000"


Foto/ Firma e shtetases venezueliane Morrellys Isabel Jordan Reyes ne në shtator 2023 dhe 18 nëntor 2024 ku dallohet qartë falsifikimi