Pano Soko: S'dua të jem në pushtet, por në opozitë!

Kandidati i "Nismës Thurje" Pano Soko, në një intervistë për Report TV ka deklaruar se politika shqiptare bën fushatë negative, dhe sipas tij njerëzit kanë nevojë të shohin përpara dhe kjo u ka munguar.

Këtu ka theksuar se ai nuk bën fushatë negative, por bën disa propozime të cilat do t'i dërgojë dhe në Kuvend nëse zgjidhet deputet. Ndërkaq ka shtuar se nuk e do pushtetin por të jetë në opozitë.

"Këtu ka shterpësi ideore. Mund të duan dhe kthim mbrapa. Njerëzit kanë nevojë për të parë përpara. Kjo është ajo çfarë ka munguar në ofertën politike. Është fushatë negative. Jo une sbej fushate negative, evidentimi i nje vjedhje hajdutërie nuk është fushatë. Propozimet që unë kam dhënë për pjesën e ekonomisë. Të gjithë do fillojmë të prekim sferat tona pak nga pak me propozimet që kemi ne.

Dhe unë kështu e shof pozicionin tim në përlament. Sdua të jem në pushtet, do të doja të isha në opozitë. Ne kemi bërë një set, rreth 33 propozime. Unë kam 5 ide mirë keq. Kam filluar tua them njerëzve, më duan ma vlerësojnë bujrum të më ndihmojnë. Do marr projetkligjin dhe do ta çoj në parlament po  fitova.Taksat kryesore fiksohen, anglia ka 100 vjet me taksa kryesore. Unë me këto propozime do shkoj te njerëzit dhe do tu kërkoj votën", tha ai.


Lajmi kryesor:

Venecia për Kodin Zgjedhor, Murrizi: 4 rekomandimet kanë tjetër objekt nga ajo për çfarë i thirri Meta! Kulluri: Ishte vonë të ndërhynte


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje