Venecia për Kodin Zgjedhor, Murrizi: 4 rekomandimet kanë tjetër objekt nga ajo për çfarë i thirri Meta! Kulluri: Ishte vonë të ndërhynte

Opinioni paraprak i Komisionit të Venecias, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të cilat drejtohen 4 rekomandime të autoriteteve shqiptare për t'i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit, ka qenë sot temë e emisionit "Repolitix" në Report Tv.

Deputeti Myslim Murrizi ka deklarur se 4 pikat e Venecias janë tjetër objekt nga ajo për çfarë ato u thirrën nga presidenti Ilir Meta.

"4 pikat e Venecias janë tjetër objekt për çfarë janë thirrur nga presidenti. Ndryshimet kushtetuese janë legjitime, kodi ka hyrë në fuqi, të shmangen amendamente të tjera, këto lexoj. Ska pasur tentativë për të patur amendamente të tjera. Pika e trete ka qenë një rekomandim jo i venecia. Pika 3 është rekomandim që thotë të përmbahen. (kandidimi jo në 4 qarqe). I kam takuar 4 herë. Iu kam thënë se rrini nja 2 ose 3 vjet ne Tirane se su be qameti. Në takim isha unë Hajdari., Stojku dhe Musai. Unë doja kushtetute me 50 mije firma. U kthy përgjigja negative nga nisma thurje, nuk e di pse trembeshin nga referndumi Meta Monika Rama Basha.

Kanë 30 vjet që bëjnë kritika këta keta të Venecias, edhe në 98 kur u bë kushtetuta. Nëse kanë harxhu naj lek nafte këta iniciuesit e kësaj do u ketë shku naj lekë dëm. Se për çdo opinion paguhen. Ne kemi hy me kërkesë të tyre në axhendë i kemi taku të premten", tha Murrizi.

Politikani Edvin Kulluri tha se opinioni i Komisionit të Venecias ka qenë i vonë, sepse tashmë ndryshimet janë bërë. Edhe anëtari i partisë "Nisma Thurje" Pano Soko, argumentoi se opinioni i Venecias nuk u dha në lidhje mbi atë se çfarë iu kërkua.

"Është çështje proceduriale por ska një opinion në lidhje me atë se çfarë u kërkua. Sepse ka pasur një pëlqim të madh popullor. Duke qenë se koaliciont kanë qenë në një format tjetër dhe sot në një format tjetër dhe kjo duhet qartësuar. Këtë e qartëson kolegji zgjedhor. Kjo duhet qartësuar", tha ai.

Në rekomandimin numër 2 të Komisionit të Venecias kërkohet të "shmanget çdo amendim i ri të Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare" dhe veçanërisht "kufizimet kushtetuese nuk duhet të ndryshojnë". Në faqet e raportit paraprak Komisioni i Venecias kritikon procedurën e përshpejtuar me të cilën Parlamenti dhe në mënyrë të veçantë shumica, ka vepruar me ndryshimet kushtetuese që mes të tjerash kanë eliminuar koalicionet paraprake. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Pano Soko: S'dua të jem në pushtet, por në opozitë!

Kandidati i "Nismës Thurje" Pano Soko, në një intervistë për Report TV ka deklaruar se politika shqiptare bën fushatë negative, dhe sipas tij njerëzit kanë nevojë të shohin përpara dhe kjo u ka munguar.

Këtu ka theksuar se ai nuk bën fushatë negative, por bën disa propozime të cilat do t'i dërgojë dhe në Kuvend nëse zgjidhet deputet. Ndërkaq ka shtuar se nuk e do pushtetin por të jetë në opozitë.

"Këtu ka shterpësi ideore. Mund të duan dhe kthim mbrapa. Njerëzit kanë nevojë për të parë përpara. Kjo është ajo çfarë ka munguar në ofertën politike. Është fushatë negative. Jo une sbej fushate negative, evidentimi i nje vjedhje hajdutërie nuk është fushatë. Propozimet që unë kam dhënë për pjesën e ekonomisë. Të gjithë do fillojmë të prekim sferat tona pak nga pak me propozimet që kemi ne.

Dhe unë kështu e shof pozicionin tim në përlament. Sdua të jem në pushtet, do të doja të isha në opozitë. Ne kemi bërë një set, rreth 33 propozime. Unë kam 5 ide mirë keq. Kam filluar tua them njerëzve, më duan ma vlerësojnë bujrum të më ndihmojnë. Do marr projetkligjin dhe do ta çoj në parlament po  fitova.Taksat kryesore fiksohen, anglia ka 100 vjet me taksa kryesore. Unë me këto propozime do shkoj te njerëzit dhe do tu kërkoj votën", tha ai.

Ora 22:09
Murrizi i 'acaruar': Në gjykatë më kanë kërkuar programin për regjistrimin e partisë, hera e parë që ndodh! 6 seanca unë, Zani Caushi 4 për të dalë nga burgu

Kryetari i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi në emisionin "Repolitix" ka deklaruar se në Gjykatë i kanë kërkuar për regjistrimin e partisë edhe programin e saj.

Murrizi tha se kjo është hera e parë që një partie për t'u regjistruar i kërkohet programi dhe kjo sipas tij është një tentativë për t'i bllokuar regjistrimin.

"Noterja Genta Shkodra me tha është hera e parë që Gjykata kërkon programin e partisë. Ma kërkoi gjykata, kam bërë 6 seanca gjyqësore. Domethënë se është koka me copa komunizmi. Kishte tentative për të më penguar regjistrimin e partisë. 6 seanca gjyqesore mu, 4 seanca kërkon Zani Caushi per të dale nga burgu. Noterja Genta Shkodra është habitur.

Levizjes demoratike shqiptare i është kërkuar në gjykate programi. Eshtë hera e pare që ndodh. Noterja Genta Shkodra tha dhe bindjes i kam be letrat dhe hera e pare qe ndodh kjo, se nuk e ka ligji. Kaq shume mbeshtetje ka Levizja Demokratike sa kemi çu program saqe programi mund te ndryshoje dhe shume para zgjedhjeve. Une nuk jam nga ata qe shoh fall dhe po tragoj nje fall  qe ka ndodhur", tha Murrizi.

Ora 21:43
Kulluri: Ishte vonë të ndërhynte Venecia! Ndryshimet në Kod më të këqija se ç'ishin

Politikani Edvin Kulluri në "Repolitix" ka deklaruar se opinioni i Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ka qenë i vonë, sepse tashmë ndryshimet janë bërë. Sipas tij ndryshimet

kushtetuese janë më të këqija se çkanë qenë.

"Ishte vonë të ndërhynte komisioni i Venecias. Se tashmë janë bërë ndryshimet kushtetuese. Ndyshimet kushtetuese janë më të këqija se ai që ishte. Duke parë konjukturën politike sot natyrisht për opozitën është një goditje. Nga pikëpamja taktike i ul shanset që të maksimalizojë votën. Ndryshime kushtetuese smund të bëhen pa konsensus ose do shkosh në referendum. Përgjegjësinë e vetme e ka opozita sepse ata dogjën mandatet.

Nëse fiton mazhoranca aktuale opozita do të thotë me të drejtë se u ndryshuan rregullat e lojës rrugës. Në themel kjo që bëri Rama në mënyrë të njëanshme ishte e padrejtë. Rama u shpreh për lista të hapura dhe në momentin që ke vendosurt një limit listat nuk janë më të hapura. Ne kemi shkuar hapa pas, përgjegjësinë e kanë të dyja palët, por më shumë mazhoranca.

PD ska bërë asnjë betejë për lista të hapura. Unë jam anëtar i PD Murrizi është përjashtuar. Është vetëpërjashtuar. Thlebi është që PD sbëri asnjë betejë as për koalicione as për lista të hapura. Ky zotëria e shiti tavolinën dhe Kodin Zgjedhor", tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 03/12/2020 07:19

    Z. Sako nese do qe te rrish veç ne opozite je aty veç per nje rroge te mire deputeti dhe nje status shoqeror me te mire. Duke qene ne opozite je me komod te jetosh pa halle, sepse nuk ke pergjegjesi dhe vetem sulmon mazhorancen duke shitur teori se si duhet te jete Shqiperia si Gjermania. Te njejten gje ben edhe Albin Kurti ne Kosove dhe te gjithe e shohin si perendi. Por ne 50 dite qe qeverisi veproi me metoda berishiane duke shkarkuar borde drejtuese te institucioneve ne bllok dhe emeroi aty njerez te VV, nuk diti te mbante as ekuilibrat ne qeveri me LDK-ne, por prishi edhe ato me partneret nderkombetare qe boll ishin te demtuara nga nje kryeminister injorant si Ramush Haradinaj.

    Përgjigju
  • Vota per Sokot eshte kot: 03/12/2020 00:53

    Ku ka politikan ne bote qe ta kerkoje voten per te shkuar ne opozite!? Aq me teper ne vende si ne ku opozita ska asnje peshe! Vota krrkohet qe te shkosh ne pushtet o Soko! Hyni ne fushe per fitore, o Soko, jo per tu rraf! Vetem ne pushtet mund ti mbarosh pune zgjedhesit tend, o Soko! Pupupu dhe kta jan alternativa...o Zot na ruaj!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion