Pano Taçi/ Një jetë boheme për poezinë

Pano Taçi/ Një jetë boheme për poezinë

Poezia e Pano Taçit reflekton një konglomerat e vorbull kontradiktash në një hapësirë të shtypur dypërmasore, ku jeta në kufijtë e vdekjes e të gjallimit, të errësirës e dritës, të urrejtjes e të dashurisë ka vulën e pamëshirshme të fatalitetit – të një fataliteti shqiptar që zvaritet në rrafshin diakronik nga e kaluara jonë historike, në ditët tona dhe, në rrafshin sinkronik, nga burgjet e kampet e diktaturës në anarkinë katastrofike të përditshmërisë.

Duke jetuar e përjetuar për vite e vite me radhë burgjet e internimet, një realitet sa dramatik e tragjik aq dhe absurd, poeti nuk mund të mos nxirte ose më saktësisht nuk mund të mos i buronte vetëdijshëm e pavetëdijshëm një rrjedhë poetike, ku në raportin  dritë-hije mbizotëron e errëta, hija e kalvarit që mbarti, por pa e humbur kurrëherë besimin e rrënjosur  te njërzorja, e mira dhe mbi të gjitha te dashuria. Prandaj poezitë e Panos janë në thelb mikrodrama që shpërthejnë nëpërmjet një lirizmi të egër me ngjyrime të theksuara ekspresioniste. Edhe pse e mbante veten si nxënës e ndjekës të Lasgush Poradecit, ai i qëndroi larg frymës së romantizmit, sepse vetë përvoja e jetës së tij ia kushtëzoi dhe ia shtroi udhën e poezisë, të ndaluar për të, drejt një realizmi egërshan.

Ringjallja e poetit pas vitit ’90, botimi i librave, vlerësimet e larta për poezinë e tij, nuk ia grisën dot hijen e tmerreve e të vuajtjeve. Zhgënjimet nga realiteti i ri, i quajtur tranzicion pa fund, një pjese të poezisë ia ngjyrosën me humor të zi deri në sarkazëm.

Poetirrëfenplagët – as ivjenturpnga to, as mburret me to. Ai vetëmrrëfen, duke poetizuarpërt’ivërtetuarvetes e tëtjerëve se dhimbjet e vuajtjetjanëshoqëruesetëpandarangaliria e dashuria, tëcilat e ushqejnëshpirtinsiajri e dritatrupin.

Mbërthyernëkornizat e njëmetriketërëndë e gozhdët e rimavetingëlluese, poezia e PanoTaçitfrymon me njëritmikëgulçuese, tëshqetësuar, potëdisiplinuar e tëvetëpërmbajtur, gjithsesitëfunksionalizuarndajlëvizjeve, ndrydhjeve e shpërthimevetëasajmikroboteqëquajmëshpirtërore, poqëështënëresonancëtëdrejtëpërdrejtë me atëmakrobotëqë e quajmëshoqërinjerëzore.

Cili është (anti)heroi lirik i kësaj poezie? Ai që e ka njohur  jetën e krijimtarinë e këtij poeti, do të përgjigjet: Vetë Pano Taçi. Ndoshta prandaj në librin tim “Turbull” kam përfshirë edhe këtë trevargësh: “Po t’i prangosësh bashkë\ aventurë e poezi\ e kanë emrin Pano Taçi.”

Libri me titullin domethënës “Muzgu vjen papritur” është i fundit i Panos, por që ai nuk arriti ta shohë të botuar edhe pse e dëshëroi këtë deri në çastet e fundit të jetës në spitalin “Nënë Tereza” nr.4, kati 4, dhoma 7 të Tiranës. Por besoj se vlera origjinale e poezisë së Panos, miqtë e dashamirësit e poezisë së tij, historia e letërsisë do ta kërkojnë natyrshëm ribotimin e veprës së tij, pra ringjalljen e poetit.

Baladë për Pano Taçin

PanoTaçi, o BurgimPata,
sitëmbansitënxëvarri?
I gatuar me urata,
me ca vargjeprejtë marri;
s'ekalbdheunjëprejari.

Te "Europa" Xhevahiri
e kalënëkafen pa pirë,
ishehgjethetqëhedhbliri
dheçapit me zëtëngrirë:
"Pano ah, Panuaimirë..."

"Më la vetëm - thotë - "iligu"
s'disiiku me Arshinë!
Kushediç'kaparështrigu,
kushedi se ç'sy e ngrinë!
Pa s'elintepoezinë."

Biografi

PANO TAÇI lindi në Gjirokastër më 1929. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Tiranë. Ka botuar që në moshë të re në revistën “Bleta” me ndërmjetësinë e Lasgush Poradecit. Më 1944 inkuadrohet në brigadën 24S të UNÇl. Pas Luftës vazhdoi shkollën, po më 1947 u arrestua dhe vuajti afro çerek shekulli burgime e internime nëpër burgje e kampe përqendrimi si kundërshtar i regjimit. Pas rrëzimit të diktaturës jetoi i vetmuar deri në fund të jetës së tij më 13 qershor 2012. Shkroi e botoi përmbledhje poetike, drama e kujtime. Është vlerësuar nga kritika, si dhe ka marrë disa çmime letrare brenda dhe jashtë vendit.

Libra të Pano Taçit

Blerimi i thinjur (1994)

Dhe vdekja do paguar (1997)

Hukama e Venusit (1999)

Shpirt i zbardhur (2001)

Muzg (2000)

Qirinjtë (2000)

Flakë në terr (2001)

Lakuriq (2002)

Sa pak qiell (2003)

Kokoveja e Kokoshit (2003)

Poezi të zgjedhura (2003)

Ofshama e dell-arit (2004)

Pani plak (2005)

Prit e prit (2007)

Bijtë e erës (2009)

Muzgu vjen papritur (2013)

VARGJET E MIA

- Poeti, profet i të vërtetave - Aristotel

Vargjet e mia kalojnë nën dritaren e të vluarave,

ato ulin grepat, i zënë e thurin dantella.

Vargjet e mia kalojnë nën ballkonin e zonjave,

ato zgjatin duart, zënë metaforat i bëjnë inxhi gushe.

Vargjet e mia kalojnë në konviktin e studentëve,

i zënë u këpusin rimat e i bëjnë numra telefoni për të dashurit

Vargjet e mia kalojnë para sofave të portave,

plakat i zënë e i kthejnë në filxhanë kafeje.

Vargjet e mia me bluxhins ulen trotuareve,

të zhgënjyera, një cigare tymosin bashkërisht...

Unë, i zoti, që i krijova me brumë shpirti

tri ditë pa ngrënë, tri ditë pa tymosur

dal parqeve të gjej ndonjë bisht.

Vargjet e mia kalojnë shkallëve të turizmit,

dalin sarahoshët, i zënë mbushin potiret.

Vargjet e mia kalojnë shkallëve të turizmit,

lypësit e vegjël u zgjatin dorën si monedhave.

Vargjet e mia kalojnë pranë fushave djerra,

Dalin fshatarët i zënë t’i bëjnë plugje.

Vargjet e mia, fshesë plehurinash të selive,

lexuesit i mbajnë lente mbi gazetat e partive.

Tiranë, 1992 /Nga poezite e fundit te Pano Taçit

Ringjallja

Tërë jetën ç’jam përpjekur,

sit’iazbusshpirtithallin.

Përç’premtova duke vdekur,

them se vargjetmëringjallin.

Përç’japshpirtinzemërmekur

n’atëvarrku do mëkallin,

përç’këndova duke vdekur

them se këngëtmëringjallin. 

Rob i mallit

Rob mëmbannjë mall ivjetër,

aq sa trupin ma zhuriti.

Desh ta ndaja me njëtjetër,

pors’ma do, qës’ma do shpirti.

Edhe vajza ma pëlqen

gjernëvdekjet’ijemskllav.

Them se jetanukmëvlen

Në se shpirti s’më ka mall.

Dhe në gjumë kur e thërras,

vjen si hije e më zgjon.

Siçvjen e përcjell me gas,

dhe pse zemrën ma sumbon.  

Rrjedhë lumi

Rrjedh Poeti, lum’ i thellë,

vala valës nuk i ngjan.

Brigjetputhtekikëndell

plagëtgjak me lot ilan.

Ahu plak

I dehur nga era, ahu plak shikonte

trupin brinjë tharë te pasqyra vaut,

teksa rridhte lumi, vala i vallzonte

mehijen e dehurtëvallessëahut.

I zhveshurlakuriq, me zemërtëvrarë,

njëçerdheqëkishte ja mori era.

vallenmakabrehedhbrinjëtharë

blerimvyshkurnëpërhumnera.

Tek shoh ahun si plak mendoj

se ai me mua krejt ngjason.

Dehurdhëmbjesh, pa gjethevallzoj

mehijen time ç’ikipër hon.

Mallkim

Mallkojvetenqëkotrroj,

mallkojjetënqëmëmban,

mallkojvarrinku do shkoj,

lotinqë ma bën haram.

Mallkojditënqëkamlindur,

mallkojçastinqë do vdes,

mallkoishpresënpërç’jamgrindur

semëdoli e pabesë.

Orakull

Teksa rruhem në pasqyrë,

veten time atys’ekam.

Më del njëtjetërfytyrë,

rrudhur, symekurmbixham.

I them: -Ç’më rri si akull,

kush je, ç’pret, fol se më çmende!?

-Je ti, më tha, si orakull

bën të dish për jetën tënde…

Me kohë…    

Që kur shpresa më ka mashtruar,

që kurrë malli, s’më çmalli kurrë,

që kur fjalën s’ma kanë dëgjuar,

për ç’thashë bota është sëmurë.

Kam jetuar më shumë se ç’duhet,

ku jeta fatin ma la në llohë,

mbivarrintim them do shkruhet

përç’mëhoqishpirtinëjetë:

- Duhejtëkishvdekur me kohë

kjozemër e shkretë!...

Me vdekjen pas

Krrokamën, korbit, mbitelat e burgut,

grahmën e fundittëshokut fat zi,

etjenpërgjaktëdhëmbëvetëujkut,

këngën e zogut, ngjirurnëfrëngji,

e bëra poezi.

Ndaj vargjet e mia dalin të trishta

me rrokje të helmuer, lëmshe në grykë.

Bëra t’i nxirrja, pa dhëmbje, të brishta 

këngët, ç’desha të m’ishin lirikë…

m’i bëri tragjikë.

Bashkudhëtar me vdekjen nga pas,

duke çarë dallgët mbi vrotimete,

bëratëmbahem fort tëmosshkas

nëhonetkobetëkësajjete.

Por me ç’pashë, rashë kollotumba

me kokë e këmbë,

në rrathët e Ferrit, ç’ka humba

krejt shpirti më dhëmb.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riza Braholli: 14/07/2019 15:00

    E nderuara redaktore, me vjen keq qe e shoh te percudnuar Baladen per Pano Tacin, poetin dhe mikun tim te ngushte. Balada eshte shkruar me respektin, vleresimin qe kam per vepren e jeten e tij, si dhe dhimbjen qe kam per ikjen e tij. Nuk e kuptoj si mund ta botoni poezine time pa emrin tim dhe ne kete gjendje te sakatuar. Ju lutem, une kam botuar here tjeter ne kete gazete dhe kam pare seriozitetin e duhur keshtu qe shpresoj te ktheheni ne ato parametra ku ju keni qene... Sigurisht qe pres edhe ndjesen tuaj. Me respekt autori i Balades per Pano Tacin Riza Braholli ja dhe poezia e plote dhe e denje per Panon tone me zemer te madhe poeti Baladë për Pano Taçin Pano Taçi, o Burgim Pata, si të mban si të nxë varri? I gatuar me urata, me ca vargje prej të marri; s'e kalb dheu një prej ari. Te "Europa" Xhevahiri e ka lënë kafen pa pirë, i sheh gjethet që hedh bliri dhe çapit me zë të ngrirë: "Pano ah, Panua i mirë..." "Më la vetëm - thotë - "i ligu" s'di si iku me Arshinë! Kushedi ç'ka parë shtrigu, kushedi se ç'sy e ngrinë! Pa s'e linte poezinë." "Jo - i thotë - ky Goliku, Pandeliu i Tepelenës - - Panua është, Panua s'iku mbi balada i flet erës, fluturon me majë të penës. Pano ngrehu, për një varg lije punë e miq e shokë, tashi ikur larg e larg si të mban e zeza tokë? Dil e thirrë erën mbi flokë. Dil e thuaji pushtetit sa e zezë është nata, u trego se ç'i jep Mbretit kur i presin drutë e gjata. U fut majën me Balada. Burgim Pata të kërkojnë librari më librari. Ç'bën aty kur po lëngojnë e të ftojnë buzë e gji e të lypin gjith uri? U ke thënë ulërin qari, se lënguar ka dhe vidhi; ai mall që është m'i pari, fije e mallit që i lidhi, është rrushi aguridhi. Dil o Pano thuaj varrit tutje dhè, se s'je për mua më pret zjarri mes acarit, faqemolla nën një ftua dhe një varg që shumë e dua. Pano Taçi, o Burgim Pata, si të mban si të nxë varri? I gatuar me urata, me ca vargje prej të marri; s'e kalb dheu një prej ari. 22//11/2018, Tiranë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë