Panucci: Kishim 4 raste për shënim
​Buffon priti më shumë se Berisha

Panucci: Kishim 4 raste për shënim<br />​Buffon priti më shumë se Berisha<br>
Christian Panucci u shpreh pas ndeshjes së humbur me Italinë se Shqipëria pati katër raste për shënim në portën e Buffon. Sipas tij, portieri italian pati më shumë punë se Etrit Berisha, por Shqipëria nuk arriti të gjejë rrjetën. Në mbyllje të eliminatoreve të Kupës së Botës “Rusi 2018”, Panucci thotë se tani duhet të shohim drejt të ardhmes, eliminatoret e Kampionatit Europian.

“Ka bërë më shumë pritje Buffon sesa Berisha, kemi rrezikuar me 4 sulmues dhe kanë qenë 3-4 raste. Tani të shohim drejt të ardhmes dhe kemi një të ardhme të rëndësishme”, u shpreh Panucci.

Do ketë revolucion në kombëtare?
Do ketë disa lojtarë të rinj. Në periudhën nëntor, dhjetor, janar e shkurt, do shoh lojtarët e kampionatit për të gjetur elementë cilësorë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt