Paola,Jordi dhe qingji!Trinitet
i shenjtë i Mirditës së buku

Paola,Jordi dhe qingji!Trinitet<br />i shenjtë i Mirditës së buku
Një foto plot jetë. Kjo është përzgjedhur nga miqtë e mi të shumtë në fb si fotoja e Vitit. Ka shumë emocion në të. Nuk kishte si ndodhte ndryshe.

Duke qene në ashtin tim profesional gazetaria në lëvizje, gjithnjë më ka pëlqyer komunikimi përmes fotos, jo vetëm si aksiomë e ditur tashmë: “një foto, sa një mijë fjalë”, porse fotoja është ajo që të tërheq për të mpreh këmbët dhe për ta kërkuar fabulën të pastistur, përtej mureve të një zyre apo një studio.
 
Ka qenë fillim pranvere e këtij viti kur u shkrep fotoja, në një guidë me fëmijët e grupit të valleve të Ansamblit “Mirdita” (Mjeshtër i Madh), pikërisht tek një kullë e moçme 250 vjeçare në Perlat, Mirditë.  Po ato ditë në dalje të dimrit, kishin lindur qingjat e parë. Çfarë mrekullie!
 
Pastaj fëmijët u lëshuan sekush të kapte qingjat. Vetëm njëri syresh qëndroj pak më urtë, ndaj dy valltarët e vegjël hokatarë të grupit nuk e patën të vështirë ta merrnin në duar.
 
Nuk kisha parë skenë më të bukur. Po mendoja jetën artistike të dy fëmijëve të valles, që e kanë nis artin e të kërcyerit të meloritmeve të vendlindjes që 3 vjeç në kopsht, pastaj erdhën dhe u grupuan me Ansamblin Mirdita, duke i dhënë hare e gjallëri gjithë grupit në çdo skenë, lokale apo në TOB, Teatrin Kombëtar, Akademi e Arteve, në Kosovë apo Mali i Zi, në ekranet e TOP Channel apo Klan, e sa e sa ekrane televizive shqiptare por edhe europiane. Sepse këta ishin artistët e vegjël që po i vinin si drita gjithë nur Mirditës etnokulturore. Në sa e sa dasma ata kanë sjellë gëzim të pamatë me hapat e tyre të vegjël.
 
Gjithçka po e kujtoja ato momente  të shkrepjes së fotos. Tashmë ishin bërë tre valltarë të vegjël, Paola, Jordi dhe qingji!
Trinitet i shenjtë i Mirditës së bukur turistike!

Gjergj Marku, publicist

femijet dhe qingji
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre