Papa 79-vjeçar nuk ngadalëson
ritmin, në 2016 viziton dhe Kosovën

Papa 79-vjeçar nuk ngadalëson<br />ritmin, në 2016 viziton dhe Kosovën
Papa Françesku do të vazhdojë edhe në vitin 2016 me të njëjtin ritëm si të tre viteve të para të papatit të tij, me programin e reformave të Vatikanit, duke përfshirë edhe ngjarjet e Jubileut, udhëtimet për në Meksikë dhe Poloni, ku nuk përjashtohet edhe Kosova.
 
Sipas kalendarit zyrtar papal, Jorge Bergoglio 79-vjeçar i cili ndonjëherë tregon shenja lodhjeje, nuk do të ngadalësojë aspak ritmin.
 
Papa argjentin pritet që në shkurt të jetë në Meksikë, vendi i dytë në Amerikën Latine me numrin më të madh të katolikëve, ku do të adresojë çështje të ndryshme problematike, si trafikimi i drogës dhe emigracioni në SHBA.
 
Udhëtimi i tij i dytë do të jetë në korrik në jug të Polonisë në Krakov, për ditën Botërore të Rinisë.  
 
Por nuk përjashtohen edhe udhëtime të tjera, siç janë në dy vendet evropiane Kosova dhe Armenia, ku Papa do të përkujtojë viktimat e gjenocidit në Armeni në vitet 1915-1916 nën Perandorinë osmane.
 
Edhe pse Vatikani ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, Kosova do të jetë në mesin e destinacioneve të udhëtimeve të Papa Françeskut për 2016-ën.
 
Gjatë vitit 2016, Papa Francesku mund të vizitojë edhe Francën, por më i sigurt është udhëtimi në vendin e tij të lindjes, Argjentinë. Ndërkohë në Itali, Ati i Shenjtë anuloi disa udhëtime për shkak të programit të tij të ngjeshur. 

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë