Papa në Meshën e Shenjtë: Paqe në shtëpitë, zemrat e kombin tuaj!
Korrekt në zbatimin e axhendës së përcaktuar për vizitën 10 orëshe në Shqipëri, Papa Francesku u nis nga aeroporti i Fuimincinos në Romës rreth orës 07:30 për të prekur tokën shqiptare në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas rreth orës 09:00. Avioni papnor, këtë herë mbante flamurin shqiptar dhe të Vatikanit.
Takimin e parë kokë më kokë, Papa Francesku e zhvilloi me kryeministrin Edi Rama, i cili e priti në aeroportin e “Nënë Terezës” në Rinas, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ishte pikërisht kreu i qeverisë shqiptare që ftoi argjentinasin Jorge Mario Bergoglio për të bekuar Shqipërinë.
Gjatë takimit me Kryeministrin Rama në sallën Vip në terminalin e aeroportit u shkëmbyen dhuratat, ku Kryeministri shqiptar kishte zgjedhur që t’i dorëzonte Atit të Shenjtë një kup dheu prej tokës së shqiptarëve.
FOTO/ Rama i dhuron Papës "tokën shqiptare", Basha çelësin e Tiranës
Më tej eskorta e Papa Françeskut dhe delegacioni shoqërues u nisën drejt Tiranës për të arrirë rreth orës 10:00 në ceremoninë zyrtare pritëse në Presidencën shqiptare. Aty kreu i Kishës Katolike zhvilloi një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani, dhe në konferencën më pas, nga Tirana i përcoi botës mesazhin se bashkëjetesa jonë mes feve duhet të shërbeje si frymëzim për vendet e tjera.
Papa: Toleranca fetare, dhurata e Zotit për ju, të inspirohet bota
Edhe pse “mbi kokë” përgjatë gjithë itinerarit të Tij nga Rinasi drejt kryeqytetit, Ati i Shenjtë shoqërohej nga nëj helikopter për të garantuar sigurinë e Tij, Papa Francesku, në pamjet që grupi i xhirimit të A1 REPORT siguroi ekskluzivisht, shfaqet në mbikalimin e kthesës së Kamzës, teksa udhëton drejt kryeqytetit me xhamin e makinës të hapur.
VIDEO/Pritje madhështore Papës vjen nga Rinasi me xhamin hapur
Me një atmosferë të ngrohtë mikpritjeje të mijëra besimtarëve, Ati i Shenjtë përshkoi rrugën drejt sheshit “Nënë Tereza” nën brohorima dhe duartrokitje të qytetarëve që prisnin bekimin e tij.
Të gjithë qytetarët pavarësisht besimeve të tyre kanë mbajtur flamuj në duar dhe kanë përshëndetur Papën, i cili po i drejtohej Presidencës sipas axhendës së përcaktuar. Dhe duartrokitjet, aparatet celulare për të filmuar këtë moment, sytë kureshtarë dhe brohorimat e turmave ishin pjesë e këtij mozaiku.
Free and Fair Media Group (televizioni A1 REPORT, gazeta Shqiptarja.com print dhe online) përcollën në kohë reale të gjitha zhvillimet e kësaj vizite historike të Atit të Shenjtë, përmes transmetimeve live, videove dhe fotove që dëshmojnë përmasat e kësaj ngjarjeje.
Papa Francesku është takuar me të gjithë krerët e besimeve fetare në Shqipëri në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Në këtë takim ku marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare në vend, Papa Francesku përshëndeti harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Papa me krerët e besimeve fetare: Prania e të gjithë komuniteteve, shenjë dialogu
Udhëheqësi më i lartë i Kishës Katolike është Papa i dytë që viziton Shqipërinë. Për Papa Françeskun është vizita e katërt në një vend të huaj, dhe e para në Evropë, pas vizitës në Brazil, në Tokën e Shenjtë dhe Korenë e Jugut.
Pas 11 orë qëndrimi në Shqipëri, Papa Francesku ka përmbyllur vizitën e tij, duke fluturuar drejt Italisë. Avioni i Atit të Shenjtë la Shqipërinë në orën 19:45 dhe mbërriti në aeroportin e Roma Ciampino-s në orën 21:00.
Qendra “Betania”, ndalesa e fundit e Papa Franceskut në Shqipëri
Ora 18:45 Qendra “Betania” në Bubq është ndalesa e fundit e Atit të Shenjtë para nisjes drejt aeroportit të Rinasit, ku ka zhvilluar një takim me fëmijët e kësaj qendre, por edhe banorë të zonës, dhe personalitete. Në këtë qendër janë të strehuar aktualisht 70 fëmijë, ndër të cilët shumica janë jetimë, të braktisur dhe me probleme të shumta sociale.
Papa Francesku theksoi rëndësinë e mirëpritjes së fëmijëve në nevojë në këtë qendër, duke u shprehur se duhet të ketë bashkëjetesë mes njerëzve me fe të ndryshme.
“Çdo ditë ne duhet t’i mirëpresim këto fëmijë. Kjo fe i hap zemrat dhe duart e përhap dashurinë nëpërmjet këtyre veprimeve. Kjo qendër dëshmon se është e mundshme se është e mundshme një bashkëjetesë mes njerëzve të ndryshëm e me fe të ndryshme. Feja nuk e dëmton bashkëjetesën, por ajo ndihmon në këtë bashkëjetesë. Ne nuk duhet të na vijë turp nga varfëria. Mirësia është ajo që na bën të heqim dorë nga hakmarrja. Kjo është një çmim për jetën tonë. Ne harrojmë të ndjejmë ato grimcat e gëzimit të përditshëm. Paraja nuk na kënaq, ne duam të marrim dashurinë që na dhuron zoti. Nuk duhet të masim çdo gjë me masën e lekut, kjo është e rrezikshme”, tha Papa Francesku.
Papa te Katedralja e “Shën Palit”, mban lutjen e Mbramënores
Ora 17:00 Pas takimit me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, Papa Francesku ka mbërritur në Katedralen e “Shën Palit” për kremtimin e lutjes së Mbramënores. Në këtë takim morën pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë, e përfaqësues të lëvizjeve laike në vend.
Papa Francesku është ndalur tek vuajtjet e popullit shqiptar dhe të martirëve, imazhet e të cilave janë vendosur përgjatë bulevardit.
“Kam lexuar historinë e kishës shqiptare. Nuk e dija që populli juaj ka vuajtur kaq shumë. Populli vazhdon të mbajë imazhet e martirëve. Nga Zoti ngushëllon edhe në heshtje. Zoti ishte me ata që kanë vuajtur. Nuk dua të bëhem xhelati juaj e t’u bie me shkop, mjerë ata që kërkojnë ngushëllim diku tjetër e jo tek zoti”, u shpreh Papa.
Papa me krerët e besimeve: Prania e të gjithë komuniteteve, shenjë dialogu
Ora 16:20 Papa Francesku është takuar me të gjithë krerët e besimeve fetare në Shqipëri në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Në këtë takim ku marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare në vend, Papa Francesku përshëndeti harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri.
“Këtu janë mbledhur udhëheqësit kryesor të Shqipërisë, përshëndes me respekt secilin prej jush dhe komuniteti që përfaqësoni. Kjo është shenjë e një dialogu dhe mendoni se ndërtoni mes jush marrëdhënie vëllazërore, faleminderit për këtë që po bëni. Shqipëria ishte dëshmitare e tiranive që ndodhën. Ajo periudhë bëri që të shkeleshin të drejtat e njeriut, nuk lejonte lirinë fetare, Kjo plage ia heq shpresën shoqërisë. Ndryshimet që ndodhën patën ndikime shumë të mëdha sa i përket lirisë së fesë, secili nga komunitet filloi të rrënjoste besimet e veta”, u shpreh Papa Francesku.
(Në foto: Papa pas takimit duke u larguar nga "Zonja e Këshillit të Mirë, Foto A.Çakshiri/Shqiptarja.com)
Ati i Shenjtë takohet me ministrin Tahiri: Të shpëtojmë fëmijët e botës nga droga!
Ora 15:10 Ati i Shenjtë ka vazhduar takimet në kryeqytetin shqiptar. Papa Françesku ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Takimi mes numrit një të Ministrisë së Brendshme dhe Atit të Shenjtë është zhvilluar në ambasadën e Vatikanit. Në një status në rrjetin social Facebook, ministri Tahiri shkruan se takimi me Papën ishte i jashtëzakonshëm si dhe inkurajim për të vazhduar me më shumë forcë luftën ndaj drogës.
“M’u dha rasti të informoj Papën për rezultatet tona kundër drogës. Të paharrueshme fjalët: të shpëtojmë fëmijët e botës nga droga!”, shkruan Tahiri në një tjetër status në rrjetin social Facebook.
Gjithashtu ministri Tahiri shkruan se “Papa Francecku falenderoi Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për angazhinin gjatë vizites se tij. Vlerësim historik për në dhe Policinë e Shtetit”.
Rama: Faleminderit organizatorë të këtij eventi supermasiv e delikat
Ora 13:20 Në përfundim të Meshës së Shenjtë të mbajtur nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku në sheshin “Nënë Tereza”, kryeministri Edi Rama, ka falenderuar të gjithë organizatorët të asaj që ai e quajti një event supermasiv e delikat. “Tani qe me e veshtira kaloi nje perqafim me mirenjohje te gjithe organizatoreve te eventit supermasiv e delikat! Flm pa asnje perjashtim.” shkruan Rama në Tëitter
Sa i përket mbjatjes së Meshës nga Papa Françesku si dhe parakalimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të tij, Rama vlerësoi impaktin e krijuar nga Ati i Shenjtë, të cilën ai e cilësoi si një det shpresash e emocioni, ku bota e pa Shqipërinë ndryshe. “Shi,diell,det shpresash e emocioni dhe nje At i Shenjte me impaktin e nje ylli rock-u mbi bulevardin e Tiranes,ku bota pa Shqiperine ndryshe.” shkruan Rama.
Papa lë sheshin “Nënë Tereza”, i jep dorën krerëve të vendit
Ora 13:10 Menjëherë pas përfundimit të Meshës së Shenjtë, e cila u drejtua prej tij përreth dy orë nga altari i ngritur në Sheshin “Nënë Tereza”, Papa Françesku, ka zgjedhur të takojë zyrtarët e lartë të vendit tonë. Ati i Shenjtë është përshëndetur duke i dhënë dorën, kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Ilir Meta, ish-presidentit Bamir Topi, ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj si dhe personaliteteve të tjerë që ndoqën Meshën e Shenjtë. Nga ky moment Papa la sheshin “Nënë Tereza” për tu drejtuar në Nunciaturën Apostolike.
Basha i dhuron Papës “celësin e kryeqytetit”..Ati i Shenjte, qytetar nderi i Tiranes
Ora 11:00 “Celësi i kryeqytetit” . Ishte kjo dhurata simbolike që kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i dorëzoi Papa Franceskut, pak para nisjes së Meshës së Shenjtë, ndersa i dorezoi zyrtarisht dhe titullin: Qytetar Nderi i Tiranes.
Papa “shëtit” sheshin me makinë të hapur, bekon besimtarët
Ora 10:45 Pas pritjes zyrtare në Presidencë dhe mbajtjes së fjalës për shqiptarët, Papa Françesku përshkoi sheshin “Nënë Tereza” me një makinë të bardhë të hapur, duke përshëndetur të gjithë besimtarët. Ati i Shenjtë bekoi disa vogëlushë, duke i marrë në krah dhe puthur kokën. FJALA E PAPES pas takimit me presidentin Nishani
Në foto: Përshendetja e Papa Françeskut për besimtaret në sheshin Nënë Tereza
Nishani: Mirënjohje për Ju. Shqipëria ju hapi derën dhe zemrën
Ora 10:15 Në një fjalim të posacëm pas takimit me Papa Franceskun, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani vlerësoi pa masë vizitën e Atit të Shenjtë në vendin tonë.
“Është privilegj. Kjo është një ngjarje e madhe historike për kombin, për vendin, për të gjithë shqiptarët kudo që janë, të cilët njëzëri u thonë, mirëserdhët në Shqipëri. Faleminderit nga zemra që na zgjodhët ne të parët për udhëtimin tuja në Evropë. Tek çdo bashkëkombës unë identifikoj veç mirënjohje për Ju. Si të tillë kemi mbërritur tek pavarësia jonë, deri sot në vitin e 102 të shtetit shqiptar, jemi krenar për këtë. Mes nesh nuk ka diskriminim, nuk ka ekstremizëm, por respekt reciprok të trashëguar brez pas brezi. Harmoni të garantuar nga kushtetuta e shtetit tonë laik. Ne përjetuam për gati 50 vite një diktaturë të egër ku komunizmi tentoi të ndryshojë antropologjinë humane, të krijojë njeriun e ri pa Zot, pa liri, pa objekte kulti. Fjalët e fundit të shumë prej priftërinjve katolikë para skuadrave të pushkatimit, ishin rroftë Shqipëria, rroftë Papa! Në emër të binomit atdhe e fe, ishin me dhjetëra klerikë që dhanë jetën e tyre. Ky eksperiment falë qëndresës së shqiptarëve, dështoi. Ishte një sfidë që shqiptarët e përballuan të gjithë sëbashku, si bij të të njëjtit Zot. Myslimanë e të krishterë u ngritën nga hiri në kërkim të lirisë. Selia e Shenjtë i ka ofruar ndihmë gjithmonë kombit tim. Heroi ynë kombëtar, simboli i lirisë kundër robërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte aleati i zgjedhur i Vatikanit. Pohoj me bindje se ligjëratat Tuaja janë një doktrinë e mirëfilltë për paqen në botë. Janë një reflektim i madh shpirtëror. Shqipëria sheh tek ju një mik të shtrenjtë të cilit sot i ka hapur derën dhe zemrën sipas zakonit të shqiptarëve. Sot kjo shtëpi është dy herë e juaja”, -u shpreh Nishani.
Papa Francesku pritet me duartrokitje, mbërrin në presidencë
Ora 09:45 Eskorta e Atit të Shenjtë Papa Françesku është përcjellë nga duartrokitjet e qytetarëve përgjatë gjithë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", por jo vetëm. Nga rrethrrotullim i Doganës, rruga e Durrësit, qendra e Tiranës, dhe deri në sheshin “Nënë Tereza” qytetarë të shumtë të vendosur në anë të rrugës kanë pritur me duartrokitje Papa Françeskun, ndërsa eskorta e tij i drejtohej Presidencës, për t’u pritur në një ceremoni të posaçme nga Presidenti Bujar Nishani.
Në foto: Pritja që i bëhet ekskordes së Papës në rrugën e Durrësit,Tiranë
(Në foto: Sheshi Nënë Tereza)
Rama: Çfarë emocioni flamuri shqiptar mbi avionin e Papës
Ora 09:25 Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama e ka pritur me shumë emocion mbërritjen e Papa Françeskut në tokën shqiptare. Kryeministri ka veçuar ndër emocionet e pritshme në këtë ditë, flamurin shqiptar i cili valëvitej mbi avionin e Papës ndërsa Ati i Shenjtë zbriste në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.
“Çfarë emocioni flamuri shqiptar mbi avionin e Papës dhe zbritja e Atit të Shenjtë mbi tokën e shqiptarëve”, shkruan Rama në Twitter, menjëherë pasi takoi Papa Franceskun kokë më kokë në sallën Vip në terminalin e aeroportit. Aty kryeministri Rama, i dhuroi kupën me dhe të tokës shqiptare.
Papa Francesku mberrin ne Aeroportin e Rinasit
Ora 08:50 Ati i Shenjte mberriti ne Shqiperi rreth ores 08:50. Ai zbriti ne aeportin "Nene Tereza" ne Rinas, ndersa pritej nga kryeministri i vendit Edi Rama, ministri i Puneve te Jashtme Ditmir Bushati dhe ministrja e Kultures Mirela Kumbaro.
Rama i dhuron Papes kupes me dhe te tokes se shqitpareve
Një kupë dheu prej tokës së shqiptarëve”, eshte dhurata e përgatitur nga kryeministri, të cilën Papa Franceskut do ta marrë me vete në Selinë e Shenjtë. Rama ia dorezoi kete dhurate menjehere sapo Papa mberriti ne Rinas.
Papa Francesku niset nga Aeroporti i Romes
Rreth orës 07:30 Vatikani përcolli Papa Franceskun, i cili u nis nga aeroporti i Fuimicinos në Romë.
Papa Francesku telegram Napolitanos para nisjes nga Italia: Ju uroj paqe dhe qetësi
Përpara nisjes për në tokën shqiptare k Papa Francesku ka përshëndetur me anë të një telegrami presidentin italian Giorgio Napolitano dhe të gjithë italianët, duke i uruar paqe dhe qetësi. “Në çastin kur përgatitem për nisjen drejt udhëtimit tim apostolik në Republikën e Shqipërisë, ju shpreh juve dhe të gjithë italianëve përshëndetjen më të ngrohtë e cila është e shoqëruar nga shpresa për paqe dhe qetësi,”- shkruhet në telegramin drejtuar Presidentit italian Napolitano disa çaste përpara nisjes së Atit të Shenjtë për në Shqipëri.
Tirana, pa makina...besimtarët mbushin rrugët prej orëve të mëngjesit
Qarkullimi i automjeteve është bllokuar dhe të vetmit që lëvizin në rrugët e kryeqytetit që lidhen me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë besimtarët, si të krishterë ashtu edhe myslimanë, që presin t’i bashkëngjiten ndjekjes së Meshës së Shenjtë.
(Në foto: Qindra njerez të mbledhur në shesh ) Foto të tjera
Didi: Cdo gjë do shkojë sipas parashikimit, janë marrë masat!
Ora 08:10 Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, në një pronocim për televizionin A1 REPORT pak para mbërritjes së Papa Franceskut, u shpreh se janë marrë të gjitha masat për të garantuar rend dhe siguri.
“Mendojmë që të gjitha masat janë marrë që ky aktivitet të shkojë sa më mirë, nga të gjithë verifikimet që po bëjmë në orët e para të mëngjesit fluksi është normal, shërbimet janë në këmbë dhe mendoj se çdo gjë do shkojë sipas planifikimit”, u shpreh Didi.