Papa emëron Arqipeshkvin e ri të Shkodrës, Giovanni Peragine do të zëvendësojë Massafrën

Giovanni Peragine do të jetë zëvendësuesi i Arqipeshkevit të Shkodrës monsinjor Angelo Massafra. Peragine aktualisht është administrator i kishës katolike në Shqipërinë e Jugut ndërsa shërben në Shqipëri që nga viti 1993. Peragine pritet që të marrë detyrën e re në fund të këtij viti.

Nga katedralja “Shën Shtjefni” e Shkodrës, Përfaqësuesi i Nuncit Apostolik u shpreh se Vatikani ka pranuar dorëheqjen e Arqipeshkvit Angelo Massafra i cili pas shërbimit në këtë detyrë prej 25 vitesh ka mbushur moshën e pensionit duke i lënë kështu vendin Arqipeshkvit të të ri.

Jetëshkrimi i Kryeipeshkvit të Ri Koadiutor të Shkodrës

Imzot Giovanni Peragine lindi në Altamura (Itali), më 25 qershor 1965. Ndoqi Shkollën Apostolike të Etërve Barbnabitë.

Më 15 qershor 2017 u emërua Ipeshkëv titullar i Fenice dhe Administrator Apostolik i Shqipërisë së Jugut.

Ka shërbyer dhe në famullinë e Shën Nikollit  në Milot dhe si përgjegjës për formimin e Seminarit lokal të Kongregatës.

Nga viti 2009 deri në vitin 2018, Kryetar i Bashkimit të Konferencave Evropiane të Eprorëve të Mëdhenj.

Në vitin 2017  emëruar nga Papa Françesku Administratori Apostolik i Shqipërisë së Jugut, ku ka shërbyer deri më sot.

Aktualisht është Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare.

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë