Papa Françesku shprehet se të krishterët po “dëbohen nga Lindja e Mesme në vuajtje”.

Këto komente ai i bëri në një videoporosi për të krishterët irakianë, që ishin detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nga grupi militant, Shteti Islamik.
 
Kjo video është transmetuar sot për të krishterët, që janë strehuar në qytetin Irbil në Irak, pasi militantët e Shtetit Islamik, e okupuan qytetin Mosul, në muajin qershor, duke i detyruar qindra mijëra të krishterë dhe pjesëtarë të komunitetit jazidi, të largohen nga shtëpitë e tyre.
 
Papa Françesku tha se “për shkak të një grupi fundamentalist ekstremist, komunitete të tëra, por jo vetëm ato, të krishterët dhe jazidët, vuajtën, dhe ende vuajnë dhunë jonjerëzore për shkak të identitetit të tyre etnik religjioz”.
 
Në mesazhin e tij Papa, po ashtu, tha se “fuqishëm kërkoj konsensus të fortë ndërkombëtar për zgjidhjen e konfliktit, që po i shkatërron vendet e juaja”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)