Papa Françesku flet nga xhamia: Të
krishterët e myslimanë janë vëllezë

Papa Françesku flet nga xhamia: Të<br />krishterët e myslimanë janë vëllezë
Papa Françesku u shpreh këtë  të hënë se të krishterët dhe myslimanët janë vëllezër. Ai i bëri këto komente duke folur në xhaminë kryesore në Bangui, kryeqyteti i Republikës së Afrikës Qendrore.

“Së bashku ne duhet t’i themi jo urrejtjes, hakmarrjes dhe dhunës, posaçërisht asaj dhune që ushtrohet në emër besimit apo në emër të vet Zotit. Të krishterët dhe muslimanët janë vëllezër dhe duhet të sillen si të tillë”, tha ai.

Ai theksoi se vizita e tij në vendin që ka parë konflikt politik dhe përleshje ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, do të ishte jo e plotë pa u takuar me komunitetin mysliman.

Papa Françesku udhëhoqi një meshë në stadiumin në Bangui për të përmbyllur turneun e tij në Afrikë..

“Armatosuni me drejtësi, dashuri dhe mëshirë, garantuese autentike për paqen”, tha ai në Katedralen e Banguit.

Republika e Afrikës Qendrore është përballur me dhunë për afro tri vjet, që kur grupi kryengritës mysliman, Seleka, rrëzoi presidentin Francois Bozize në mars të vitit 2013.  Vrasjet e kryera nga Seleka, nxitën rritjen e milicive të krishtera të njohura si anti-Balaka.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)