TIRANË - Edhe pse udhëtimi nga Shqipëria për në Romë ishte vetëm 90 minuta, pati kohë për Papa Françeskun, për të dhënë një mesazh në fluturim për gazetarët, pas vizitës në Shqipëri.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Papa Françesku theksoi faktin se vizita në Shqipëri ishte një shenjë që ai ka kërkuar të japë, pasi Shqipëria konsiderohet një vend në periferitë e Evropës.
Ai gjithashtu vuri në dukje se pavarësisht nga fakti se Shqipëria ka një shumicë myslimane, ajo nuk është një "vend mysliman; por është një vend evropian". Papa vuri në dukje bashkëpunimin ndërmjet tri feve të mëdha: Islami, Krishtërimi Ortodoks, dhe Katolicizmi.
Ai përsëriti rëndësinë e kulturës të "bashkëjetesës", "tolerancës", dhe "miqësisë" në vendin ballkanik.
Papa tha se ishte i impresionuar, "nga fillimi" dhe nga ana e të rinjve të vendit.
"Ata më thanë se ai është vendi më i ri në Evropë", tha ai. "Ju shikoni një kulturë më të lartë ... të aftë për të ndërtuar vëllazërinë."
Papa tha se, ai ka studiuar për dy muaj historinë e përndjekjes në vend gjatë epokës komuniste, duke u përpjekur ta kuptojë atë.
"Kjo ishte një periudhë mizore. Niveli i mizorisë ishte i tmerrshëm", tha ai. "Kur pashë posterat e të vrarëve gjatë periudhës komuniste, jo vetëm katolikët, por edhe ortodoksët dhe myslimanët ... kjo ka ndodhur për shkak se ata kanë thënë se besojnë në Zot. Secili nga të tri komunitetet ka dhënë një dëshmi të Perëndisë dhe tani dëshmojnë për vëllazërinë e tyre. "
Papa Françesku pranoi që u përlot pas dëgjimit të dëshmisë së një prifti të burgosur për 27 vjet, duke thënë se ai ishte i impresionuar nga përulësia e njeriut, i cili dukej se tregoi historinë e të gjithë të tjerëve që ishin të persekutuar.
Papa Françesku gjithashtu konfirmoi se udhëtimi i tij në Strasburg do të jetë në 25 nëntor, dhe vizita e tij në Turqi do të jetë disa ditë më vonë më 30 nëntor, në festën e Shën Andreas, që ai do ta festojë në Stamboll me Patriarkun Bartolomeu./ATSh/
/Shqiptarja.com