TIRANE - Qeveria shqiptare ka ngritur një komisioni shtetëror për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, vizitë kjo që pritet të zhvillohet më 21 shtator.
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro bëri të ditur vendimin më të fundit të Qeverisë.
“Vizita e Papa Françeskut më 21 shtator, është një lajm i mirë dhe një ngjarje gjithëpërfshirëse për gjithë rajonin. Në mbledhjen e qeverisë u mor vendim për ngritjen e një Komisioni Shtetëror që do merret me organizimin e punës dhe aktiviteteve që do bashkërendohen me rastin e vizitës së Papa Françeskut”, tha Kumbaro.
Ky komision pritet të kryesohet nga vet ministrja Kumbaro, ndërsa në përbërje të tij ishin ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj, ai i Financave Shkëlim Cani, përfaqësues të Presidencës, të Bashkisë së Tiranës por edhe të Kishës Katolike.
Shqipëria është zgjedhur nga Papa Françesku për të shënjuar udhëtimin apostolik, të parin në Europë. Kjo është vizita e dytë pas asaj të Papa Gjon Palit të Dytë, në 1993.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO