Papa Françesku: Pandemia, testi më i madh i kohës sonë

Papa Françesku: Pandemia, testi më i madh i kohës sonë

Në vizitën e tij zyrtare në Sllovaki Papa Françesku i bëri thirrje Evropës që të tregojë “solidaritet” gjatë rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia COVID-19. Në fjalën e tij ai e cilësoi pandeminë si “testin më të madh të kohës sonë”.

“Na ka mësuar se sa e lehtë është edhe kur jemi të gjithë në të njëjtën anije të tërhiqemi dhe të mendojmë vetëm për veten tonë”, tha Papa.

Sllovakia, vend anëtar i Bashkimit Evropian me rreth 5.4 milionë banorë, ka pasur përqindjen më të lartë të infektimit dhe vdekshmërisë nga COVID-19 në një periudhë të këtij viti.

“Pas muajve të gjatë dhe të mundimshëm të pandemisë, plotësisht të ndërgjegjshëm për vështirësitë përpara, jemi në pritje të një rritjeje ekonomike, që do të mbështetej edhe nga planet e Bashkimit Evropian për rimëkëmbje”, tha Papa në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratisllavë.

Ai paralajmëroi kundër “ndjenjës kalimtare të euforisë” dhe tha se Evropa duhet të tregojë një solidaritet të tillë, që “duke kapërcyer kufijtë”, e kthen atë “në qendër të historisë”.

Vizita e Papës në Hungari dhe Sllovaki është e para qëkur i është nënshtruar një operacioni në zorrën e trashë, në muajin korrik.

Sllovakia është pjesë e të ashtuquajturit grupi i Vishegradit së bashku me Poloninë, Hungarinë dhe Republikën Çeke dhe janë grupi i cili kundërshton fuqimisht pritjen e emigrantëve dhe refugjatëve afganë në BE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë