/ATSH-AFP/ - Papa Françesku mbërriti sot në Sheshin e Revolucionit, ku mbajti një meshë para disa qindra mijëra personave në ditën e dytë të vizitës në Kubë.
Në bordin e automjetit të tij, rrethuar nga dhjetëra truproja, papa u prit mes brohoritjesh dhe përshëndetjesh të shumta.
Disa qindra mijëra persona janë pritur për këtë meshë papale, prej të cilëve 3 500 të ftuar zyrtarë mes të cilëve presidenti kubanez, Raul Castro dhe presidentja argjentinase, Cristina Kirchner, tashmë e pranishme që në momentin e mbërritjes së papës.
Në mbajtjen e kësaj meshe solemne, moment shumë i rëndësishëm i vizitës treditore në Kubë, papa argjentinas nuk foli drejtpërdrejt për situatën politike në ishull apo marrëdhëniet me SHBA-në.
Papa kërkoi mbështetje të mëtejshme për katolikët e Kubës, në mënyrë që kisha të mund të vazhdojë të mbështesë dhe të inkurajojë njerëzit kubanezë, në shpresat dhe shqetësimet e tyre.
"Të jesh i krishterë do të thotë t'i shërbesh dinjitetit të vëllezërve tanë, të luftosh për dinjitetin e vëllezërve tanë dhe të jetosh për dinjitetin e vëllezërve tanë", theksoi ai duke përsëritur tre herë fjalën "dinjitet".
Si një nga personat kryesor për përmirësimin e marrëdhënieve Kubë-SHBA, Papa Françesku u bëri thirrje palëve që të kthehen në "një shembull të pajtimit për të gjithë botën", pasi kjo është rruga e drejtë.
Kjo vizitë e papa Françeskut është e treta për një papë në Kubë, që numëron vetëm 10 për qind të katolikëve praktikantë.
/Shqiptarja.com