Papa Francesku vizitoi të dielën liderin revolucionar kuban Fidel Kastron, pas meshës së mëngjesit. Ati i shenjtë diskutoi me ish udhëheqësin amerikano latin për çështje të rëndësishme fetare dhe botërore. Para takimit papa mbajti meshën në sheshin kryesor të Havanas ku u prit me duartrokitje dhe brohërima gjatë parakalimit.
Në fjalën e tij Papa nxiti Kubën që ti japë më shumë liri kishës katolike ndërkohë që u bëri thirrje shtetasve kubanë ti shërbejnë njëri tjetrit dhe jo ideologjive. Pas meshës Ati i shenjtë shkoi në Pallatin e Revolucionit, ku bisedoi për cështje private me presidentin e vendit Raul Katron, vëllain më të vogël të Fidel Castros. Kjo ishte vizita e parë e Atit të shenjtë në Kubë.
/Shqiptarja.com

VIDEO