Papa guxon në SHBA: Mjaft dënimit
 me vdekje dhe tregtisë së armëve

Në zemër të Amerikës Papa Françesku kërkon heqjen e dënimit me vdekje në të gjithë botën si dhe ndalimin e tregtisë së armëve. Deklarata e fortë Atit të Shenjtë në Kongresin Amerikan, e para e një Kreu të Vatikanit, prek dy nga çështjet më sensitive të SHBA.
 
Duke folur në atë që cilësohet si vendi me i rëndësishëm i superfuqisë amerikane Papa ka rikujtuar shprehjen fetare “bëju të tjerëve atë që do të dëshiroje që të tjerët të bënin për ty” duke shtuar se “ky rregull na vë përpara përgjegjësisë për të mbrojtur jetën njerëzore në çdo fazë të saj. Është kjo bindje që më ka shtyrë të mbështes heqjen e dënimit me vdekje në të gjithë botën, -theksoi Papa Francesku.
 
“Besoj se kjo është rruga më e mirë nga momenti që çdo jetë njerëzore është e shenjtë, çdo njeri ka dinjitetin e vet dhe shoqëria vetëm përfiton nga rehabilitimi i atyre që kanë kryer krime”, tha Ati i Shenjtë.
 
papa francesku ne kongres

Një tjetër moment i rëndësishëm i fjalës së Papës kishte të bënte me apelin për t’i dhënë fund tregtisë së armëve.
 
“Përse armët vdekjeprurëse u shiten atyre që planifikojnë tu shkaktojnë vuajtje individëve dhe shoqërive?, - tha Papa duke shtuar se “fatkeqësisht përgjigja që të gjithë ne e dimë është e thjeshtë , për para. Përballë kësaj heshtje të turpshme dhe të fajshme është detyra jonë të përballemi me problemin dhe të ndalojmë tregtinë e armëve”, - deklaroi Papa Françesku.
 
Ati I Shenjtë ka prekur edhe njëherë çështjen e emigrantëve ashtu siç bëri një ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë duke theksuar se nuk duhet të kemi frikë nga të huajt sepse edhe vetë kemi qenë më parë të tillë.
 
Fjala e Papa Françeskut është pritur mjaft mirë ku herë pas here senatorë dhe kongresmenë janë ngritur në këmbë duke duartrokitur.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti

Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti