TIRANE- Pas 11 orë qëndrimi në Shqipëri, Papa Francesku ka përmbyllur vizitën e tij, duke fluturuar drejt Italisë. Avioni i Atit të Shenjtë la Shqipërinë në orën 19:45. Kryeministri Rama përcolli Papa Franceskun deri tek shkallët e avionit.

Në përfundim të takimeve në Tiranë e në qendrën “Betania” në Fushë-Krujë, Papa Francesku është takuar sërish me kryeministrin Rama në aeroportin e Rinasit, ku edhe bekoi për të dytën herë djalin e tij, Zaho Rama.