Papa Leone XIV do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Francë nga 25 deri më 28 shtator. Kjo është vizita e parë zyrtare e një Pape në Francë që nga vizita e fundit e Benediktit XVI në vitin 2008.

Presidenti francez Emmanuel Macron, në një postim në rrjete sociale, shprehu gëzimin e tij për zyrtarizimin nga Vatikani të udhëtimit të Papës në Francë.

“Kjo vizitë është një nder për vendin tonë, një gëzim për katolikët dhe një moment i madh shprese për të gjithë”, shkroi presidenti francez.

Në Paris, ai do të kremtojë Meshën dhe do të vizitojë gjithashtu UNESCO-n.

Mediat franceze raportojnë se Vatikani vendosi ta mbajë vizitën e papës në Paris në shtator për dy arsye. Së pari, sepse nuk është zakon që një Papë të vizitojë vende gjashtë muaj para një zgjedhjeje të rëndësishme dhe së dyti, për shkak të pasigurisë në Francë se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në pranverën e vitit 2027.