Papa Leoni XIV, udhëheqësi i katolikëve dhe kreu i shtetit të Vatikanit, po zhvillon vizitën e tij të parë ndërkombëtare në Turqi, gjashtë muaj pas fillimit të mandatit të tij. Papa mbërriti në Ankara për të nisur vizitën e tij tre-ditore.

Rreth orës 8 të mëngjesit të kësaj të enjteje, përpara se të nisej me avionin privat të vënë në dispozicion nga linja ajrore italiane ITA Airways për këtë udhëtim, Papa Leoni XIV përshëndeti më shumë se 70 gazetarë nga media të ndryshme, të cilët po ndiqnin udhëtimin e tij.

Jam shumë i lumtur që mund të bëj këtë udhëtim, të cilin e kisha pritur me padurim për shkak të rëndësisë së tij për të gjithë të krishterët dhe botën” tha Papa.

Duke iu referuar vizitave të tij në Turqi dhe Liban, Papa Leoni XIV tha: “Shpresojmë të theksojmë rëndësinë e paqes për mbarë botën.”

Duke u bërë thirrje të gjithë njerëzve të bashkohen për paqen dhe të kërkojnë mënyra për ta arritur atë, Papa tha: “Pavarësisht ndryshimeve mes nesh, feve tona të ndryshme, besimeve tona të ndryshme, të gjithë jemi vëllezër e motra, dhe shpresoj të mund të jemi pjesë e procesit të promovimit të paqes dhe unitetit botëror.

Ndalesa në Anıtkabir

Ndalesa e parë e vizitës së Papës Leoni XIV në Turqi, ishte Anıtkabir, vendpushimi i përjetshëm i Udhëheqësit turk Mustafa Qemal Atatürk. Më pas Leoni XIV u prit në një ceremoni zyrtare nga Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Lajmi në përditësim…