TIRANE - 21 Shtatori nuk shënon vetëm zbritjen e Atit të Shenjtë në tokën Shqiptare, por dhe ardhjen e një kopje të origjinalit të “Mesharit” të Gjon Buzukut të vitit 1555. Këtë lajm e ka bërë publik Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në çeljen e ekspozitës “katolicizëm dhe Kulturë” në Bibliotekën Kombëtare mbi kulturën dhe literaturën katolike Shqiptare. Kreu i qeverisë tha se kërkesa që i bëri Papës gjatë takimit të tyre në Vatikan në Prill të këtij viti, është mirëpritur nga Ati i Shenjtë.
“Dua ti uroj drejtores së re suksese dhe shpresoj që çelja e dyerve të bibliotekës dhe nisja e rrugëtimit të saj si drejtore e bibliotekës me këtë buqetë surprizë të jetë një ogur shumë i mirë për të çuarjen më tej të punëve të nisura kaherë në Bibliotekën Kombëtare dhe njëkohësisht për hapjen e një faqeje të re në historinë e kësaj biblioteke që besoj se flet për detyrimin që u kemi lexuesve besnikë për të pasur një holl më të denje, për të pasur salla më të denja dhe për të pasur një trajtim më të denjë të të gjithë thesarit të Bibliotekës Kombëtare.
Nga ana tjetër besoj se ky është vendi i duhur, për tu thënë juve të parëve si lexues besnikë të bibliotekës një lajm që besoj se do tu gëzojë. Kam përfituar nga kontakti me Papën për ti kërkuar një kopje besnike të dixhitalizuar me teknologjinë më të lartë të “Meshari” –t të Gjon Buzukut për Bibliotekën Kombëtare. Kemi marrë konfirmimin se Papa do të vijë bashkë me këtë kopje unikale të Mesharit të Gjon Buzukut që do ti shtohet Bibliotekës Kombëtare. Për të mos ju marrë më shumë kohë dhe për të mos marrë më tepër kohën e soditjes dhe të shijimit të buqetës që ka përgatitur drejtorja e bibliotekës, unë po e mbyll këtu me një falënderim të posaçëm për të gjithë ju që jeni të pranishëm dhe me dëshirën që falë pranisë së mediave, të tjerë të vijnë dhe ta shohin këtë ekspozitë që është sa modeste në përmasa, aq domethënëse në përmbajtje dhe aq goditëse në mesazhin që vjen nga kohë shumë të largëta për një përkatësi të patjetërsueshme të këtyre trevave, tek një besim që e ka bërë Shqipërinë një vend europian ku jetojnë në harmoni myslymanë dhe të krishterë, një vend europian ku të gjithë së bashku besojnë tek vlera dhe parimet që i përkasin asaj ane të botës nga ku dielli lind dhe aty ku perëndon”, deklaroi shefi i qeverisë.
Ai theksoi se Papa po vjen në Shqipëri si një vend që jetojnë në harmoni si myslimanë dhe të krishterë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47%
-
Jo
49%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9167
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Visar Zhiti: 470 vjet Meshar dhe një lutje presidentit
5 Janar, 22:49
-
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'
5 Janar, 22:40
-
Terri në gjysmën e vendit për 1 orë, zëvendësi i Ilir Metës ja vë fajin dy TEC-eve lundruese që erdhën nga SHBA
5 Janar, 22:39
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
5 Janar, 22:10
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit
5 Janar, 21:34
-
Zbulohet ditari i panjohur i Gjergj Dimitrovit: Jugosllavët kanë frikë se Stalini po ua heq Shqipërinë nga duart
5 Janar, 21:27
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
5 Janar, 20:37
-
VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë
5 Janar, 20:36
-
VIDEO/ Gol 'in-extremis', PSG mposht 1-0 Monacon dhe fiton Superkupën e Francës
5 Janar, 20:02
-
Austria, drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia e ekstremit të djathtë
5 Janar, 20:00