Papavrami, “Arrati
vetëm për një violinë”

Papavrami, “Arrati<br />vetëm për një violinë”
TIRANE - Violinisti shqiptar me famë botërore Tedi Papavrami sapo ka botuar në Francë librin që titullohet “Fugue pour violon seul”. Titulli i këtij libri në shqip përkthehet “Arrati vetëm për një violinë”. Libri ka marrë shkas peripecitë e artistit dhe familjes së tij gjatë ikjes në Francë dhe vendimin për të qëndruar atje.

Në libër ka kujtime të cilat rrëfejnë pasojat që pati pas kësaj familja Papavrami, si rrodhi jeta dhe karriera e Tedi Papavramit. Ky është libri i parë autobiografik i violinistit të njohur. Tedi Papavrami u largua nga Shqipëria drejt Konservatorit të Parisit me një bursë, kur ishte vetëm 11 vjeç.

Në vitin 1985, ai mori vendimin për të mos u kthyer më në Shqipëri. Kjo e tronditi regjimin komunist, që u hakmor ndaj familjarëve të mbetur në Shqipëri të Papavramëve. Libri do të prezantohet para publikut të Gjenevë përmes një aktiviteti që e organizon Universiteti Popullor Shqiptar të Gjenevës.

Për nder të artistit do të organizohet edhe një mbrëmje letrare, e cila do të moderohet nga shkrimtarja shqiptare, tashmë e njohur në Francë Besa Myftiu. Papavrami e ka shkruar këtë libër, sepse pas rënies së demokracisë është tronditur shumë për pasojat që ka përjetuar të afërmit e tij dhe nga mënyra sesi u hakmor diktatura ndaj familjarëve të Papavramit.

Ai nuk e kishte ditur sesa ka vuajtur familja pas arratisë së tij. Arratia për një violinë, siç e thekson Papavrami i ka kushtuar shumë rëndë atyre që la pas në atdhe. Libri i tij është botuar njëkohësisht në Francë, Belgjikë, Zvicër, Luksemburg dhe është botuar nga e Shtëpisë botuese “Robert Laffont”, përfaqësuesit e së cilës janë të vetmit që mund ta marrin këtë vendim.

Papavrami, i lindur në Tiranë, u lidh me violinën që në moshën katërvjeçare. Studioi violinë me të atin, profesorin e njohur Robert Papavrami, i cili ka ndikuar mjaft në të ardhmen e tij artistike. Përtej muzikës, Tedi Papavrami ka shfaqur edhe mjaft prirje të tjera në art.

Një interes të madh për Tedi Papavramin paraqet letërsia, ndaj në vitin 2000, shtëpia botuese franceze “Fayard” e emëron përkthyes zyrtar të shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan