TIRANE- Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë njofton qytetarët se në kuadër të vizitës së Presidentit të Republikës së Greqisë në vendin tonë sot nga ora 08:00-15:00 do të jenë të bllokuara për automjetet këto akse rrugore:

1. Rruga “Lek Dukagjini”, që kalon përpara Radio Televizionit Shqiptar;
2. Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ura pranë ish-Hotel Dajtit deri te hotel “Sheraton”;
3. Rrugët dytësore “Jul Varibova dhe “Mustafa Matohiti”;
4. Rrugët “Ismail Qemali”, “Asim Zeneli” dhe “Abdyl Frashëri”



flamuj shqiptare dhe grek ne bulevard
(Foto: Flamuj shqiptarë dhe grek ne bulevardin 'Dëshmorët e Kombit')


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)