Familjet Kuksiane nuk do të kenë një tryezë të pasur për natën e vitit të ri. Vështirësitë ekonomike, niveli I lartë i papunësisë dhe çmimet e papërballueshme në treg e bëjnë të pamundur një organizim sado modest festiv te fundvitit. Banorët shprehen se vitit të ri do ti gjej rëndom si ditët e tjera pasi varfëri dhe skamja e bën të pamundur që ata të festojnë sit ë gjithë qytetarët e Europës.
Banoret u shprehën se, “çmimet janë shumë të larta, populli nuk ka para, nuk ka punë, është katastrofë.
Janë ngritur të gjithë çmimet, me mandarina, me portokalle”.
Ndërkohë si çdo vit në prag të festave të fund vitit çmimet në tregun e qytetit të Kukësit janë rritur. Kjo e largon edhe më shumë mundësin që qytetarët kuksian të kenë diçka modeste në tavolinat e tyre.
“Kam bërë 3 mijë lek të vjetra xhiro, gjithë ditën.
Populli nuk ka përkrahje, kam qenë me invaliditet dhe që nëntë muaj na e kanë heq, kam dalë për të shitur por s’po shesim gjë.
Çmimet janë rritur, mandarinat nga 500 lekë të vjetra janë bërë 1000 lekë, çdo gjë është bërë më shtrenjtë, lek populli nuk ka, dalim kot. Pa lek nuk bëhet festa, rri gjithë ditën pa shitur gjë, përkrahja nuk ka dalë akoma, keq puna” thonë tregtarët.
Më herët çmimet kishin pësuar ulje drastike për shkak të rënies së konsumit dhe ky ishte problemi më shqetësues për tregtarët. Në prag festash siç ndodh rëndom tregtarët e shumicës rrisin çmimet, kjo reflektohet tek të vegjlit. Në këto kushte kuksianët i kanë venitur shpresat se viti i ri mund të sjellë ndryshimin në jetesën e tyre.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

VIDEO










