/ATSH/.- Të rinjtë e Kosovës të ardhmen e tyre e shohin jashtë vendit, për shkak të papunësisë, e cila është më e larta në rajon, si dhe për shkak të një pasigurie ekonomike, sociale dhe politike që mbretëron në vend.
Kështu u tha në një konferencë për media të organizuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), me titull "Papunësia e të rinjve dhe iniciativat filantropike për krijimin e mundësive për ta", ku u dhanë shifra të ndryshme rreth papunësisë së të rinjve në vend.
Dajana Berisha, drejtore ekzekutive e Forumit për Iniciativa qytetare (FIQ), tha se "është një situatë e ndjeshme dhe mjaft kritike për të gjithë qytetarët e Kosovës, e në veçanti për të rinjtë".
Ajo theksoi se "numri i të papunëve në Kosovë është më i larti në rajon. Si pasojë e një përqindjeje kaq të lartë të papunësisë prej 55.9 për qind, të rinjtë nuk po shohin të ardhme dhe se kjo është një nga shkaqet kryesore të migrimit".
"Sipas Agjencisë së Statistikave papunësia e të rinjve në Kosovë, konsiderohet 55.9 për qind. Nga viti 2011 deri në vitin 2013, 44.10 për qind duke e konsideruar këtë papunësi të rinjve si më e larta në rajon. Vetëm prej janarit e deri në tetor, janë 8 mijë kosovarë të larguar. Kur them të larguar, nuk dihet se a janë kthyer a janë pranuar, çka ndodh me ta, por si numër konsiderohet se ky është numri i të larguarve. Shifrat më të larta të papunëve identifikohen tek të rinjtë e moshës 15-24 vjeç me 55.9 për qind, ku 50.4 për qind janë meshkuj dhe 68.4 për qind femra", tha Dajana Berisha.
Por me shifrën e Agjencisë së Statistikave për papunësinë në vend, nuk pajtohet Hafiz Leka, udhëheqës i Divizionit të Punës dhe Punësimit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).
Ai pohoi se në Kosovë ende nuk ka statistika reale rreth papunësisë. Por për dallim nga ASK, ai pohon se papunësia tek të rinjtë mbetet 73 apo 74 për qind , e jo 55 për qind siç e ka ASK.
Kjo shifër, sipas tij, del nëse bëhet kombinimi i dy grup moshave, asaj 15-24 vjeç dhe25-39 vjeç.
"Shkalla e papunësisë në Kosovë është 30.8 për qind dhe se kjo është mjaftë shqetësuese", tha Leka.
Ndërsa, Agron Demi, drejtor ekzekutiv në institutit GAP, si dukuri negative përmendi migrimin masiv në vend, i cili po ndodh kohëve të fundit. Ai pohoi se pjesa më e madhe e të punësuarve në ndërmarrjet publike është mbi moshën 50 vjeçare dhe se shqetësim kryesor i këtyre ndërmarrjeve, mbetet problemi me gjetjen e punonjësve të rinj të përgatitur për punë profesionale.
"Siç dihet zyrtarisht papunësia është diku rreth 30 për qind. Por, tek moshat e reja është mbi 55 për qind. Madje, unë mendoj që kjo papunësi është shumë më e madhe se 55 për qind", u shpreh ai.
Demi tha se "sipas të dhënave zyrtare rreth 35 për qind e punë kërkuesve në qershor të këtij viti, kanë qenë të moshës 15 deri në 24 vjeçare, e që është një rritje prej 2.8 për qind, krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa, 83 për qind e punë kërkuesve në qendrat e punësimit në Kosovë janë nën moshën 40 vjeçare ./KosovaPress/
/Shqiptarja.com