SHKODËR - Moti i paqëndrueshëm ka bërë që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i turistëve në qarkun e Shkodrës të mos njohë rritje të konsiderueshme.
Sipas menaxheres se marketingut pranë qendrës së informimit për turizmin në Shkodër, Eva Çuliqi çdo ditë pranë kësaj zyre paraqiten afro 40 turistë kryesisht nga Evropa Perëndimore për të marrë informacione për zonat turistike në këtë qark.
Pranë qendrës së informimit, për të promovuar vlerat turistike të zonës veriore, Turistët marrin informacione për pika të tilla malore si Thethi, Valbona dhe Vermoshi. Pjesë e interesimit të tyre janë edhe muzetë dhe qendrat e tjera turistike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com