Ndeshja e parafundit e javës së shtatë të Superligës mes Laçit dhe Bylist është mbyllur në barazim pa gola. Skuadra e drejtuar nga Starova ishte më kërkuese në këtë sfidë, por ballshiotët në fund ja kanë dalë të marrin një pikë të artë në transfertë, ç’ka i jep mundësinë të ruajnë përkohësisht vendin e parë në tabelë.
Ndërkohë për Laçin ky ishte barazimi i tretë radhazi. Kurbinasit ndodhet në kuotën e shtatë pikëve pas shtatë ndeshjes, duke qenë larg pritshmërive. Javën e ardhshme kurbinasit do të përballen me Tiranën në kryeqytet, ndërsa Bylisi do të presë Luftëtarin.
Komento