Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve i mbajtur sot në Paris ka shënuar një hap konkret drejt një marrëveshjeje për Ukrainën. Udhëheqësit e 35 shteteve pjesëmarrëse, u takuan me përfaqësuesit amerikanë, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner, për të diskutuar garancitë e sigurisë dhe mekanizmat e zbatimit të një armëpushimi të mundshëm me Rusia.

Presidenti francez Emmanuel Macron, organizator i samitit, e cilësoi takimin si “një ditë historike për Kievin dhe Evropën”, duke sinjalizuar se procesi diplomatik ka hyrë në një fazë vendimtare. Samiti, ku morri pjesë edhe kryeministri Edi Rama, u zhvillua në Pallatin Elysee,

Lajmi kryesor i ditës erdhi nga pala amerikane. I dërguari special Steve Ëitkoff deklaroi publikisht se negociatat për protokollet e sigurisë janë “kryesisht të përfunduara”. Ai tha se presidenti amerikan Donald Trump kërkon paqe në Ukrainë dhe se SHBA janë shumë pranë përmbylljes jo vetëm të marrëveshjes së sigurisë, por edhe të një pakete të gjerë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas luftës.

Paralelisht, një tjetër sinjal konkret për zbatimin e marrëveshjes erdhi nga Londra. Doëning Street konfirmoi se Keir Starmer ka nënshkruar një “deklaratë qëllimi”, me të cilën Mbretëria e Bashkuar angazhohet të dislokojë forca ushtarake në Ukrainë pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje. Këto forca do të jenë pjesë e një misioni shumëkombësh, me rol garantues për sigurinë dhe stabilitetin pas konfliktit.

Sipas deklaratës të diskutuar në samit, vendet evropiane janë të gatshme të ofrojnë garanci politike dhe juridike detyruese për Ukrainën, të cilat do të aktivizohen sapo të hyjë në fuqi armëpushimi. Dokumenti parashikon që respektimi i tij të monitorohet nga Shtetet e Bashkuara, përmes dronëve, satelitëve dhe sensorëve, me pjesëmarrjen e vendeve të koalicionit.

Ndër pikat që mbeten më të ndjeshme në negociata janë statusi i Donbass-it, garancitë afatgjata të sigurisë për Kievin dhe fati i centralit bërthamor të Zaporizhjias. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se plani i paqes është rreth 90% i përfunduar, ndërsa pjesa e mbetur lidhet me lëshimet territoriale.

Sipas tij, “ky 10% do të përcaktojë fatin e paqes, Ukrainës dhe Evropës”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:19
Plani i Paqes për Ukrainën, SHBA: Negociatat për protokollet e sigurisë thuajse kanë përfunduar!

i dërguari special i Shtetet e Bashkuara për çështjen e Ukrainës, Steve Witkoff

Negociatat për protokollet e sigurisë lidhur me Ukrainën janë “pothuajse të përfunduara”. Kështu u shpreh i dërguari special i Shtetet e Bashkuara për çështjen e Ukrainës, Steve Witkoff, gjatë një konference për shtyp, në përmbyllje të samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve në Paris. 

Witkoff theksoi se presidenti amerikan Donald Trump ka si objektiv arritjen e paqes në Ukraina dhe se administrata është e vendosur të bëjë gjithçka të mundur për ta realizuar këtë synim.

“Ne jemi të vendosur, në emër të tij, të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar paqen”, deklaroi ai.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi amerikan nënvizoi se po avancon edhe një tjetër element kyç i bisedimeve. “Ne mendojmë se jemi shumë, shumë pranë përmbylljes së një marrëveshjeje prosperiteti, aq të fortë sa çdo vend ka parë ndonjëherë pas një konflikti të tillë”, u shpreh Witkoff.

Ora 20:05
Britania e Madhe në krah të Kievit! Starmer: Do të dislokojmë forcat ushtarake pas marrëveshjes së paqes

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të dislokojë forca ushtarake në Ukraina në rast se arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë. Qëndrimi është bërë publik nga Downing Street, pas nënshkrimit të “deklaratës së qëllimit” nga ana e Kryeministrit Keir Starmer në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve në Paris. 

Sipas deklaratës zyrtare, plani për dislokimin e forcave britanike në Ukrainë pas armëpushimit, është pjesë e asaj që Londra e cilëson si një përkushtim afatgjatë për të qëndruar në krah të Kievit. Forca e quajtur “Multinational Force for Ukraine” do të shërbejë si forcë sigurie dhe garantuese, me synim forcimin e garancive të sigurisë dhe mbështetjen e stabilitetit pas konfliktit.

Në dokument i hapet rruga krijimit të një kornize ligjore që do t’u lejojë forcave britanike dhe franceze të veprojnë në territorin ukrainas. Këtu përfshihet sigurimi  i hapësirës ajrore dhe detare të Ukrainës, si edhe mbështetje për rindërtimin dhe modernizimin e forcave të saj të armatosura.

Pas armëpushimit, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca parashikojnë ngritjen e qendrave ushtarake në disa zona të Ukrainës, për të lehtësuar vendosjen e trupave dhe ndërtimin e strukturave të mbrojtura për armë dhe pajisje ushtarake.

Deklarata vjen në një moment kur vendet evropiane  po diskutojnë garancitë e sigurisë për Ukrainën pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Parisi dhe Londra janë shfaqur si dy nga promotorët kryesorë të një force shumëkombëshe që do të veprojë pas përfundimit të luftimeve.

Ora 19:10
Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve, Starmer: Bazë ushtarake në Ukrainë pas armëpushimit

Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi sot në një konferencë për shtyp pas përfundimit të Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve, se Londra dhe Parisi janë gati të vendosin prani ushtarake në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Duke folur për rolin e dy vendeve në fazën pas konfliktit, Starmer theksoi se prania ushtarake do të synojë mbështetjen e stabilitetit dhe zbatimin e marrëveshjes së mundshme të paqes.

Britania dhe Franca janë ndër mbështetëset kryesore të Ukrainës që nga nisja e agresionit rus, duke ofruar ndihmë ushtarake, financiare dhe diplomatike.

Ora 15:35
Samiti për Ukrainën/ Kryeministri Rama pritet në pallatin Elysee nga presidenti Macron (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në Koalicionin e Vullnetmirëve që do të mbahet ditën e sotme në Paris.

Rama është pritur në Pallatin Elysée nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, pak para nisjes së samitit.

'Paris/ Mikëpritja në Pallatin Elysée nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, pak para nisjes së samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën', shkruan Rama në Facebook. 

Ora 12:21
Samiti për Ukrainën, Rama dhe liderët thuajse të izoluar në Pallatin Elize, ja masat e sigurisë

1767698537_1756891182pallatielizeneparis.JPG

Samiti për Paqen në Ukrainë mbart një rëndësi të jashtëzakonshme për sigurinë dhe politikën ndërkombëtare, sidomos në pikën aktuale kur negociatat për një marrëveshje paqeje në Ukrainë i kanë afruar më shumë palët negociuese. Report Tv ka mësuar se delegacioneve të 35 shteteve që do të jenë pjesmarrëse, përfshirë edhe Shqipërinë, u është kërkuar zyrtarisht që të marrin disa masa paraprake, sidomos disa që kufizojnë ndjeshëm komunikimin e liderëve me jashtë. 

Siguria, organizatorët: Në sallë nuk do lejohen celularët, mundësisht mos i merrni

Organizatorët francezë, u kanë kërkuar delegacioneve të marrin masa paraprakisht pasi, celularët në sallën ku do të mblidhen liderët, nuk do të lejohen. Në Pallatin Elize sigurisht, do të ofrohen vende të posaçme ku pajisjet mund të lihen përpara hyrjes në sallë, por delegacionet inkurajohen që mundësisht të mos i marrin pajisjet celulare me vete. Gjithashtu, delegacionet janë njoftuar, se valët e komunikimit do të bllokohen për këto pajisje. 

Axhenda e Samitit/ Vetëm takime fizikisht, asnjë pjesmarrës online

Liderët sipas organizatorëve, do të kenë mundësi të shoqërohen nga dy persona, të cilët formojnë delegacionin. Samiti do të jetë i ndarë në dy sesione. Tek i pari do të diskutohen garancitë e sigurisë për Ukrainën ndërsa në sesionin e dytë do të diskutohen granci per prosperitetin e Ukrainës, pas përfundimit të luftës. Të gjithë liderët pjesmarrës në këtë Samit, kanë qenë të detyruar të jenë fizikisht në Pallatin Elize dhe të mos marrin pjesë siç ndodh shpesh nëpërmjet videokonferencës. Kjo, për arsye sigurie dhe konfidencialiteti ndërsa masa nxjerr në pah rëndësinë e informacioneve që do të diskutohen në Samit dhe synon uljen e mundësisë për rrjedhje informacionesh në media etj. 

Liderët do të nisin të mbërrijnë në Pallatin Elize rreth orës 14.30. Në orën 15.00 pritet të kryhet një foto familjare, ndërsa samiti do të drejtohet nga Presidenti i Francës Emanuel Macron, Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky dhe Kryeministri britanik Keir Starmer. Pas tyre, fjalën pritet ta marrë delegacioni amerikan që kryesohet nga emisari special i Trump, Steve Witkoff dhe dhëndri i Presidentit amerikan Jared Kushner. Samiti do të përmbyllet me një deklaratë publike. 

 

Ora 11:01
Takimi mes 35 liderëve europianë, kryeministri Rama i pranishëm në Koalicionin e Vullnetmirëve në Paris

1766589305_edirama.jpg

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në Koalicionin e Vullnetmirëve që do të mbahet të martën në Paris.

Sipas burimeve për Report TV, kryeministri është nisur gjatë paradites për të marrë pjesë në takimin mes 35 liderëve europianë që ka në fokus garancinë e sigurisë për Ukrainën.