Parë nga lart Toka duket e pacënua

Imazhet e Tokës parë nga hapësira janë diçka që tashmë jemi mësuar t'i shohim për 50 vjet, kështu që nuk na befasojnë më shumë. Por këto fotografi të bëra dhe më pas të postuara në Twitter nga Luka Parmitano nuk mund të jenë ndër më të suksesshmet, teknikisht. Por ato përcjellin emocione të madhe. Google Maps dhe sistemet satelitore të navigimit kanë rrafshuar planetin në të cilin jetojmë, duke të dhënë përshtypjen sikur jetojmë në botën dy dimensionale, ashtu siç e kishte imagjinuar matematikani Edwin Abbott.
Ka një bukuri të madhe, dhe të vërteta për të zbuluar në këto foto. Ngjan me një ëndërr ku të gjithë shikojmë si në ëndërr një botë që nuk i përket ndonjërit prej nesh, dhe të gjithë ne i përkasim asaj. Një botë pa kufij, ku cdokush është është qytetar i planetit. Këto pamje janë marrë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, arritja më e madhe e njeriut në hapësirë, rezultat i një bashkëpunimi ndërkombëtar të paimagjinueshëm deri kohët e fundit. Një imazh që 30 vjet më parë do të kishte qenë e mundur vetëm në një film fantashkencë. Siç është sot ideja e një botë e të gjithëve dhe për të gjithë, që këto fotografi i referohen dhe na bëjnë të ëndërrojmë
123
( Në foto, pamje të Tokës nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës)

123
( Në foto, pamje të Tokës nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës)

Redaksia Online
( Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)
















 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime