Para 70 mijë tifozëve, Al Hilal prezanton lojtarët 'top'! Afrimi i bujshëm shënon pas 71 sekondash (VIDEO)

Para 70 mijë tifozëve, Al Hilal prezanton lojtarët 'top'! Afrimi i bujshëm shënon pas 71 sekondash (VIDEO)

Milinkovic-Savic në prezantim

Arabia Saudite - Al Hilal prezantoi afrimet e reja  para 70 mijë tifozëve të pranishëm në stadium, e pasuar nga një miqësore në të cilën nënshkrimi më spektakolar Milinkovic-Savic shënoi pas vetëm 71 sekondash.

Al Hilal luajti dje një ndeshje miqësore kundër Al Kuvajtit dhe para fillimit të ndeshjes ka pasur një shfaqje, me 70 mijë tifozë që i uruan mirëseardhjen anëtarëve të rinj të skuadrës. Sergej Milinkovic-Savic, Ruben Neves, Kalidou Koulibaly dhe trajneri i ri Jorge Jesus janë prezantuar për herë të parë me tifozët e tyre të rinj, ndërsa së shpejti pritet t'i bashkohen kësaj skuadre edhe dy yje të mëdhenj, përkatësisht futbollisti më i mirë i Zenit nga Shën Petersburg Malcom dhe sulmuesi serb Aleksandar Mitrovic.

Pas prezantimit pasoi ndeshja miqësore dhe tifozëve të Al Hilalit iu desh të prisnin vetëm 71 sekonda për golin e parë, pasi Sergej Milinkovic-Savic i mjaftoi vetëm pak kohë për t'u treguar tifozëve se çfarë është në gjendje të dhurojë në fushë.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashka Ortodokse në Vlorë/ Qytetarët mblidhen në kishën e Shën Theodhorit, At Konstandin Prifti drejton meshën

Pashka Ortodokse në Vlorë/ Qytetarët mblidhen në kishën e Shën Theodhorit, At Konstandin Prifti drejton meshën