Ekspertët e Komisionit “Antikorrupsion” që po punojnë për hartimin e një drafti për “Parandalimin e pastrimit të parave dhe korrupsionit” sugjerojnë rritje të gjobave dhe të kontrollit doganor për individë apo kompani që transportojnë cash tej normave të përcaktuara nga ligji.
Ata thonë se me ka një rrisk të lartë që vjen pikërisht nga faturat fiktive të kompanive, e që shpeshherë shoqërohen pa lëvizje mallrash.
“Konsiderohet një nga mënyrat më masive dhe më të njohura përmes faturimeve, hyrje-daljeve që shpesh janë subjekt i pashoqëruar me lëvizje mallrash por vetëm faturash dhe është e nevojshme të shihet mënyra e kontrolli doganor, sidomos për kompanitë që kanë lëvizje të mëdha import-eksport. Një tjetër pikë e rëndësishmë në aspektin doganor ka të bëjë me lëvizjen e parave cash. Të univikohet niveli I gjobave me vendet e tjera të BE-së. Për shqipërinë janë shumë të ulëta dhe e bën individin të pandjeshmë ndaj gjobave në krahasim me sasinë e parave që transporton”, tha Ledjon Shahini nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Edhe vetë drejtoria e përgjithshme e doganave bie dakord me nevojën e rritjes së penaliteteve për individët apo subjektet, por thekson gjithashtu nevojën e ndryshimeve në kodin penal.
“Për transportimin e cash . jemi dakort qqë penalizimet janë të ulëta dhe duhet të ndryshohen. Edhe sa I takon faktit që duhet të bëhet një rishikim i kodit penal jemi dakort, sepse ne duhet të ndajmë mosdeklarimin nga pastrimi i parave. Shohim që disa njerëz, nga frika aspo mosdija nuk kanë deklaruar, por pastaj është verifikuar që kanëë bërë tërheqje nga banka, apo shitje shtepie dhe nuk ka qënë për pastrim parash. Ka raste të tjera kur ka transportues të cash-it dhe pastrim parash. Na duhet të shkojmë përtej. Nuk duhet të shtojmë njerëz, por të shtojmë ata që kemi”, tha Helidon Bele, përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave
Por për të kontrolluar kalimin e parave të paligjshme në kufi dhe rritjes së rezultateve të mëtejshme, policia kufitare kërkon investime dhe trajnime dhe logjistikë. Boshnjaku, tha se vetëm për 2024-ën, janë identifikuar 62 raste me 2.3 mln euro të padeklaruara që kryesisht vijnë nga individë dhe kompani transporti.
‘Ky është një fenomen ë kërkon investime. Në rast se do të rriten kapacitetet logjistike për strukturat e policisë së shtetit do të jetë një bazë shumë e mirë për prokurorinë dhe agjensitë e tjera për të pasur hetim dhe rezultate konkrete’, tha Saimir Boshnjaku, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë Kufitare.
Zoti kryeminister. Ju lutem urdheroni inspektoriatin e punes te kontrollojne nese paguhet 25% mbi pagen normale per pune ne diten e djele dhe ditet e fetave ja ku i keni parate Me mijera punetore punojne ne ndertim dhe nuk paguhen sipas kodit te punes
Përgjigju