FRANCË-  Një çift shqiptar janë arrestuar nga policia franceze në Dax më 20 janar. Mësohet se gjatë kontrollit të bërë në makinën me të cilën udhëtonte çifti i shqiptarëve në jugperëndim të Francës, u gjetën 340.760 euro në prerje 50, 20 dhe 10 euroshe.

Ishte qeni i policisë ai që zbuloi shumën e madhe të parave që ishin fshehur poshtë shtresës së bagazhit të makinës. 

Mediat e huaja shkruajnë se burrë e grua ishin nisur nga Gjermania drejt Spanjës. Në momentin kur u ndaluan nga policia, çifti shqiptar u shpreh se ishin nisur drejt Madridit ku do të kalonin fundjavën.

Çifti u la në paraburgim, ndërsa autoritet po hetojnë pistën e pastrimit të parave që dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës.

Paratë e gjetura në makinën e çiftit shqiptar