Shqipëria sekuestroi 2.7 milionë € të pa deklaruara në kufi! BE ofron skanera e qen të trajnuar për kontrollin e bagazheve

Sekuestrimi i një totali prej 2.7 milionë eurosh të pa deklaruara në pikat kufitare të vendit vitet e fundit, ka shërbyer si një sinjal alarmi për marrjen e masave kundër këtij fenomeni.

“Janë dedektuar 84 raste të mos deklarimit të shumave të konsiderueshme në kufi, me mbi 2.7 milion euro,  jo vetëm në Rinas”,- është shprehur Saimir Boshnjaku, Drejtor i Deparatamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit.

Bashkimi Evropian, Këshilli i Europës dhe Qeveria gjermane po ndihmojnë Shqipërinë në luftën kundër kalimit të shumave monetare të pa deklaruara në kufi. Gjatë prezantimit të fushatës ndërgjegjësuese “Po udhëton me 10,000 Euro me vete? Deklaro!”, shefi i sektorit të bashkëpunimit në delegacionin e BE-së në Shqipëri Huper Pej tha se po punohet për të forcuar sistemet e kontrolleve.

“Ne po punojm të fuqizojm bashkëpunimin mes dy vendeve, duke instaluar  inskanim të bagazheve të posaçëm, si dhe qenë të posaçëm i janë dhënë policisë së shtetit për të nuhatur paratë e paligjshme”,- tha Huper Pej.

Eksperti i Projektit EU4FOCAL, L. Javier Agud Sanchez teksa tha se dogana dhe policia kufitare luajn rol kryesor në marrjen e masave parandaluese.

“Masat parandaluese janë etike për të pikasur veprimet kriminale dhe për të minimizuar ndikimin e tyre në shoqëri. Në kuadër të krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave si një fenomen ndërkufitar këto veprime parandaluese lidhen kryesisht me institucionet të cilat janë të ngarkuara me mbrojtjen e kufirit të Shqipërisë, ku në këto raste janë doganat dhe policia kufitare”,- ka deklaruar Sanchez.

Përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe Qeverisë Gjermane, apeluan për ndërgjegjësimin e qytetarëve për të deklaruar në kufi shumat bashkë me origjinën e tyre në rast se lëvizin me më shumë se 10 mijë euro, pasi për këtë tashmë ofrohet edhe formulari i gatshëm online.

“Për të gjithë qytetarët në formatin online ekzistojnë edhe formularët për deklarimin e parave”,- tha Gent Gazheli, Drejtor i Drejtorise së Përgjithshme të Doganave.

“Ky ndërgjegjësim publik u nevojitet të gjithë qytetarëve të cilët për shkak të mungesës së informacionit mund të transferojnë, ose mund të lëvizin para ose sende të tjera të vlefshme  për veten e tyre ose  për të tjerë mbi vlerën e 10.000 mijë euro, dhe pastaj të përballen me  pasojat ligjore’,- nënvizoi Xhulia Rei, Kreu i zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, 

“Si bashkëpunim gjerman ne jemi shumë të lumtur që po japim kontributin tonë ndaj kontrabandimit të parave të jashtëligjëshme nëpërmjet një projekti botëror të gizit, sic quhet Lufta kundër qarkullimit të jashtëligjshëm financiar”,- u shpreh Iven Schad, Kreu i Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim nga Ambasada Gjermane.

S.G/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin