Paraburgimi, mbipopullimi
ende problem i pazgjidhu

Paraburgimi, mbipopullimi<br />ende problem i pazgjidhu
TIRANE- Përdorimi i dhomave të veçanta në komisariate për paraburgim, vazhdon të mbetet problematik. Të drejtat themelore të njeriut, me gjithë përpjekjet e organizatave të ndryshme joqeveritare dhe mbrojtjes së vazhdueshme, që i bëhet nga Avokati i Popullit, shkelen çdo ditë e më shumë. Pothuajse çdo ditë, nga dhomat e paraburgimit në të gjitha komisariatet e Tiranës, shoqërohen në gjykatë për të marr masën e sigurimit personal, të paktën 10 persona.

Dy vjet më parë, me një ligj të posaçëm, u vendos që të paraburgosurit, pas marrjes së masës së arrestit në gjykatë, duhet të dërgohen menjëherë në paraburgimin 313-të. Por pas dy vitesh, asgjë nuk ka ndryshuar. Të ndaluarit nga policia në bazë të ligjit duhet të qëndrojnë në komisariat vetëm 48 orë. Pas këtij afati ata paraqiten në gjykatë, për të marr masën e arrestit, e më pas, me dokumentacionin përkatës, dërgohen në burgun 313-të.

Për të sqaruar këtë problematikë, e cila duket se nuk do të marr zgjidhje të shpejtë, u interesuam në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Astrit Dusha, komandant i togës së shoqërimit për të ndaluarit, pranë drejtorisë së Policisë Tiranë, pranoi faktin se problematika qëndron. Ndërkohë ai shpjegoi edhe disa nga arsyet që e kushtëzojnë dërgimin e të ndaluarve, pas marrjes së arrestit, në burg. Sipas Dushës, dy janë arsyet kryesore. Sipas tij, arsyeja e parë ka të bëjë me mungesën e dokumentacionit përkatës për të ndaluarin, e dyta lidhet me mungesën e kapaciteteve pritëse në burgun 313-të.

"Aktualisht të gjitha komisariatet janë të mbipopulluara. Këtë gjë më duhet ta them edhe për paraburgimin, i vetmi institucion në Tiranë për të pritur të arrestuarit pas marrjes së masës së arrestit. Kushtet në komisariate vazhdojnë të jenë jo të favorshme"-thotë Dusha.

DOKUMENTACIONI
Për të kaluar nga komisariati në burg, i arrestuari duhet të jetë i pajisur me dokumentacionin përkatës. Sipas Astrit Dushës, komandant i shoqërimit të të ndaluarve për marrjen e masës së sigurimit, një pjesë e personave që mbahen në komisariate, nuk kanë pasaportë ose kartë identiteti. Për të kaluar në burg, të arrestuarit me vendim gjykate, nëpërmjet familjarëve duhet të pajisen me dokument identifikimi. Por kjo sipas të njëjtit burim, kërkon kohën e vet. Këtu fillon edhe vështirësia për komisariatet, të cilët futen në "konflikt" me burgun. Institucionet fillojnë të hedhin 'topin", tek njëri-tjetri. Me gjithë përpjekjet, Dusha thotë se nuk është arritur asgjë.

KUSHTET
Nga shumë raporte të institucionit të Avokatit të Popullit, rezulton se kushtet në komisariate në përgjithësi janë përmirësuar. Por këto raporte nuk kanë të njëjtin përfundim për dhomat e izolimit në këto komisariate. Në të gjashtë komisariatet e Tiranës, përshkruhet me hollësi, mbajtja e të ndaluarve në të njëjtën dhomë. Por ajo që është më problematike, ka lidhje me qëndrimin që mbahet ndaj të miturve dhe grave. Shumë raporte nxjerrin në dritë problemin e mungesës së dhomave të veçanta për gratë e ndaluara. Nuk ka tualete, nuk ka vende të veçanta për të miturit, nuk ka vende të veçanta për gratë. Qëndrimi i tyre në këto dhoma është me ditë të tëra.
MBIPOPULLIMI
Kriminaliteti nuk ka njohur rënie. Burime të sigurta nga policia e Tiranës, bëjnë të ditur se dhomat e para-burgimit në të gjitha komisariatet janë të mbipopulluara. E njëjtë paraqitet situata, edhe në burgun 313-të. Burime nga ky burg bëjnë të ditur se, herë pas here, merren masa për të normalizuar situatën, por përsëri problematika mbetet. Në këto kushte të ndaluarit, vazhdojnë të mbeten nëpër komisariate, ku edhe elementët më të domosdoshëm për jetesë mungojnë.
DHUNA
Jo në pak raste, raportohet për ushtrim të dhunës fizike në komisariate. Madje ka patur edhe raste, kur dhuna ka qenë e ashpër deri në marrje jete. Një rast i till ishte ai i Korçës dy vjet më parë. Por raportet e ndryshme të dhëna për këtë problem, pas kontrolleve të vazhdueshme, raportojnë se dhuna ushtrohet në izolim dhe jo pasi kalohet në paraburgim. Pothuaj në të gjitha rastet, të ndaluarit keqtrajtohen nga momentiI shoqërimit deri në momentin e ndalimit. Pasi të ndaluarve u komunikohet masa e arrestit nga ana e gjykatës, asnjë prej tyre nuk dhunohet, përjashto rastet kur konfliktet janë midis tyre.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve