Parada gay edhe në Tiranë
Vizitë në zyrën e Berishës

Parada gay edhe në Tiranë<br />Vizitë në zyrën e Berishës
TIRANË - Më Maj 2012, Ambasada PINK do të "pushtojë" një nga sheshet kryesore të Tiranës për të festuar Ditën Nderkombëtare kundër Homofobisë dhe per te ngritur flamurin LGBT në shenje respekti ndaj të gjithë komunitetit homoseksual në Shqipëri.
Lajmi konfirmohet nga shoqata LGTB, nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe një pjesë e madhe e komunitetit LGBT jeton këtu. Komuniteti LGBT që jeton jashtë Tiranës, jeton thuajse i gjithi nën frikën e dhunës, përjashtimit, përbuzjes dhe mungesës së respektit për të drejtat e tij. Për Ambasadën PINK kjo situate është e papranueshme!”, thuhet në deklaratë.

Për këtë qellim, Ambasada PINK do të jetë nga mëngjesi i datës 17 Maj e deri në mesnatë, ne nje nga sheshet kryesore në qendër të kryeqytetit.
Sipas shoqatës do të festohet diversiteti i shoqerisë dhe për të sensibilizuar institucionet, familjet dhe shoqërinë për detyrimin e tyre për të respektuar të drejtate çdo personi gay, lezbike, biseks dhe transeksual.

FLAMURI DORËZOHET NË ZYRËN E BERISHËS
Një ndër eventet me interesante të kesaj dite do të jetë parada e flamurit LGBT dhe dorëzimi i tij pranë zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë, si një shenjë kërkese qe Qeveria Shqiptare të bëjë më shumë në drejtim të respektimit, garantimit dhe promovimit të të drejtave të komunitetit LGBT anembanë Shqipërisë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv